Premtoi se nuk do ketë spastrime, Basha flak nga puna edhe shoferët e bashkisë
Nuk do të ketë asnjë spastrim politik, nuk do të ketë asnjë element të sjelljes që do të vazhdojë kulturën e konfliktit politik. Kështu deklaroi Lulzim Basha në intervistën e tij për Zërin e Amerikës para pak ditësh. Por këto janë fjalë që i merr era. Spastrimet në masë kanë nisur në bashki dhe së fundmi viktimë kanë rënë edhe shoferët e bashkisë. Atyre iu është deklaruar shkëputja e kontratës së punës me arsyetimin se duhen bërë shkurtime sipas një propozimi të qeverisë shqiptare. Në fakt ata janë shoferë të një ndërmarrje. Partia Socialiste thotë se do e ngrejë shqetësimin e këtyre pastrimeve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.