E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret djegin ullishta dhe pyje

Për shkak te mungesës se rrugës automobilistike, zjarrfikëset nuk kane mundur te ngjiten ne pjesën e sipërme te fshatit Paulesh ku janë shfaqur vatrat e para. Zjarri është shtrire deri pranë disa shtëpive, çka ka bere qe banoret ti braktisin ato deri ne normalizimin e situatës. Paraprakisht dyshohet se behet fjale për zjarrvenie te qëllimshme, megjithatë ekspertet po vazhdojnë hetimet. Pas riaktivizimit te vatrave te zjarrit ne Pish Poro dhe Delisuf një tjetër zjarr i fuqishëm është shfaqur ne Akerrni te Vlorës. Mësohet se zjarrfikësit e kane te pamundur te përballojnë situatën, ndaj kane kërkuar ndihmën e autoriteteve italiane qe pritet te dërgojnë një avion. Ndërkohë mësohet se drejtoria e policisë se Vlorës ka dërguar për procedim penal ne prokurori përgjegjësin e firmës private te ngarkuar për ruajtjen e pishave ne Pish Poro. Festim Toja akuzohet për shkatërrim te pronës me zjarr.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›