Itali, bllokohen 83. 5 kg kokaine, kapen dhe shqiptarë
Rreth 83. 5 kilogram kokainë në vlerë 10 milionë euro janë sekuestruar sot në mëngjes nga Guardia di Financa e Firences. Droga, sipas policisë vinte nga Spanja dhe Holanda dhe i përkiste dy bandave anëtarë të të cilit ishin shqiptarë dhe italianë.
FIRENCE- Operacion i Guardia di Financës në Firence shkatërroi dy banda kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Gjatë operacionit i cili u organizua sot në mëngjes u sekuestruan 83. 5 kilogram kokainë në vlerë 10 milionë euro. Sipas hetuesve bandat akuzohen për trafik ndërkombëtar droge të ardhur nga Spanja dhe Holanda. 10 anëtarë të kësaj bande janë bënë tashmë në pranga dhe ndodhen nën masën e arrestit burg e cila është urdhëruar nga distrikti i antimafias fiorentinase. Bandat vepronin në Firence dhe Sesto Fiorentino.
(s.g/BalkanWeb)