E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinis sot punën Komisioni i Reformës Zgjedhore

Do të mblidhet sot në mesditë Komisioni i posaqëm për Reformën Zgjedhore. Ai do të diskutojë dy nenet e Kodit Zgjedhor, për të cilat presidenti Bamir Topi ktheu ligjin në Parlament. Vendimi u mor nga Kuvendi. 

TIRANE- Pas vendimit të Kuvendit, Komisioni i posacëm për Reformën zgjedhore pritet të mblidhen mesditën e sotme për të nisur diskutimin e dekretit të presidentit shqiptar Bamir Topi, i cili ktheu në parlament Kodin Zgjedhor. Kuvendi votoi në orët e para të mëngjesit të sotëm për ringritjen e komisionit, mandati i të cilit përfundoi në 31 tetor. Dekreti i Presidentit Topi ktheu në Kuvend kodin duke kritikuar dy prej neneve të tij që kishin të bënin me periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve. Komisioni do të diskutojë nëse do të ndërhyhet në vetëm në dy nenet e kritikuara nga presidenti apo do të rishikohen edhe kërkesat e partive të vogla.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›