E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ne spital nje i plagosur me arme

Nje i ri rreth 22 vjec ka humbur jeten per shkak te plageve qe ka marre nga nje arme zjarri. Alfred Gjata 22 vjec, nderroi jete ne siptalin numer 2 ne Tirane. Policia ka mberritur ne spital, pasi u njoftua nga mjeket per te plagosurin. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21.00, kur dhe viktima ishte paraqitur vete ne spital per te marre mjekim. Agjentet e policise kane mberritur menjehere ne spital, por ende nuk kane mundur te sqarojne ngjarjen. Sipas mjekeve, 22 vjecari eshte paraqitur vete ne spital, dhe ka kerkuar ndihmen e pare, por nuk ka mundur te mbijetoje. Ende nuk eshte sqaruar se ne cfare gjendje u paraqit i plagosuri ne spital dhe sa plage kishte marre. Mos kallzimi i te plagosurit, ka veshtiresuar shume hetimet e policise. Po hetohet se nga erdhi i plagosuri, dhe mjeti me te cilin ai u afrua per te marre mjekimin. Policia po kontakton dhe me te aferm e shoke te viktimes per te zbardhur ngjarjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›