E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, në pranga 56-vjeçari, aksidentoi një person

Policia e Tiranës arrestoi një 56-vjeçar, i cili aksidentoi rëndë një person me makinë. Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë Mahmud Hasibran, pasi ai dyshohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me rrezik jetën e një shtetasi”. Sipas burimeve të policisë, në bulevardin "Bajram Curri", pranë restorant "London", Hasibra, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip "Audi", ka aksidentuar një këmbësor, i cili u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Menjëherë ndaj të aksidentuarit u dha ndihma e parë, duke e transportuar atë në spital, ku sipas mjekëve, ai kishte marrë një goditje të fortë nga përplasja, duke pësuar dëmtime të rënda. Materialet në ngarkim të 56-vjeçarit iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Tiranë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›