Dhunë ndaj policit, në pranga një prej autorëve
Policia e Gramshit ka arrestuar njërin prej tre personave, të cilët ushtruan dhunë ndaj një polici. Në prangat e uniformave blu ka rënë Agim Kumbaro, i cili dëmtoi me mjete të forta efektivin 28-vjeçar të policisë, Bledar Krunja. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy autorët e tjerë, një adoleshent 16-vjeçar me inicialet D.H., si dhe një person tjetër. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, pas një sherri midis dy palëve. Ata e kanë qëlluar policin me mjete të forta, duke i shkaktuar atij dëmtime serioze. Më pas, tre autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. 28-vjeçari është gjetur nga kalimtarë të rastit dhe është transportuar menjëherë në spital. Aty, ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët deklaruan se ai ka marrë plagë nga goditjet e forta të ushtruara, por gjendja e tij është stabilizuar. Në vendngjarje shkuan edhe forcat e policisë, të cilat filluan nga puna për identifikimin e autorëve dhe pas punës së bërë, arritën të vënë në pranga njërin prej tyre.
Ngjarja
Një 28-vjeçar, punonjës i komisariatit të policisë të rrethit të Gramshit, u plagos rëndë me mjete të forta në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga tre të rinj, një prej të cilëve është ndaluar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve të policisë, B.K., 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Peqinit, u keqtrajtua rëndë rreth orës 05:00 të ditës së djeshme me mjete të forta nga tre të rinj, të cilët më pas i kanë rrëmbyer edhe armën, që është sekuestruar më pas nga policia. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Peqinit. Sipas policisë, menjëherë pas ngjarjes u ndalua Agim Kumbaro, 20 vjeç, ndërsa D.H., 16 vjeç dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që të tre lindur e banues në Peqin, janë shpallur në kërkim.
Hetimet
Pas ngjarjes në të cilën u plagos rëndë efektivi i policisë, u ngrit një grup pune për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. U krye këqyrja e vendit të ngjarjes në kërkim të të dhënave. Pas veprimeve të shpejta u arrit që të kapej një prej autorëve. Gjithashtu, agjentët kanë filluar hetimet për kapjen e dy autorëve të tjerë, 16-vjeçarit me inicialet D.H. dhe personit tjetër ende të paidentifikuar nga policia, si dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të kësaj ngjarjeje.