Abuzimet me pensionet, gjykata lë në burg zyrtarin Agim Mema
Shoqërohen në gjykatë për caktim të masave të sigurimit katër personat e akuzuar për abuzim në nxjerrjen e pensioneve. Bëhet fjalë për shtetasit Agim Mema, Zija Mema, Fatbardha Sela e Flora Ceka, të akuzuar për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”. Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për shtetasin Agim Mema, zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë, “arrest shtëpie” për Zija Memën, masë kjo më e butë për shkak të moshës së tij 70-vjeçare, si dhe “detyrim paraqitje” për Fatbardha Selën e Flora Cekën. Këta shtetas, sipas burimeve nga akuza, rezultojnë të kenë abuzuar duke përfituar shuma të konsiderueshme parash në 12 raste të nxjerrjes së pensioneve. Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se indicie për fillimin e hetimeve për katër të arrestuarit kanë qenë denoncimet publike të drejtorit të Sigurimeve Shoqërore për kryeqytetin, i cili deklaroi se mjaft persona kishin fituar pensione të parakohshme pa punuar asnjë ditë në vendet ku kanë dalë në pension. Pasi janë marrë nën hetim dosje konkrete dhe emra personash që kanë përfituar nga skema e sigurimeve pension, ka rezultuar se këta persona nuk kishin punuar në minierën e Mushqetës. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, këta shtetas kanë nxjerrë edhe emrat e personave që u kishin mundësuar përfitimin e pensionit, kundrejt një shume të caktuar, përkatësisht 150 mijë lekë për person. Gjatë seancës së djeshme të masës, avokatët e të akuzuarve kërkuan masa më të lehta arresti për klientët e tyre nga sa kërkoi përfaqësuesja e akuzës për ta. Pasi dëgjoi palët dhe kërkesat e tyre, gjyqtari vendosi lënien në burg të shtetasit Agim Mema, “arrest shtëpie”, për shkak të moshës për Zija Memën, dhe “detyrim paraqitje” për Fatbardha Selën e Flora Cekën, duke i dhënë kohë organit të akuzës për hetime të mëtejshme për këtë çështje.
Akuzat
Prokuroria e Tiranës kishte 6 muaj që po hetonte katër shtetasit e arrestuar tri ditë më parë, pas denoncimeve që kanë ardhur nga shtetas konkretë, por edhe drejtuesi i Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore për Tiranën. Seksioni i Task-Forcës pranë Prokurorisë së Tiranës mundi që gjatë kësaj kohe të dokumentonte plotësisht veprimtarinë kriminale të tre ish-punonjësve të Sigurimeve Shoqërore dhe ish-zyrtarit të minierës së Mushqetës, funksionar në sindikatë dhe aktualisht punonjës në Ministrinë e Ekonomisë. Sipas burimeve zyrtare policore, shtetasit Agim Mema, Zija Mema, Fatbardha Sela e Flora Ceka, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime të kundërligjshme, pasi duke qenë në funksione shtetërore, kanë prodhuar skema të nxjerrjes në pension të parakohshëm të shtetasve të ndryshëm, me dokumente të falsifikuara. “Pas plotësimit të dokumentacionit të falsifikuar për pension, të dyshuarit u lidhnin pension sikur ishin të punësuar pranë minierës së Mushqetës, ku këtë aktivitet e kryenin kundrejt shumave të parave 150.000 lekë për çdo shtetas”, - u shprehën burimet nga akuza. Referuar të njëjtave burime zyrtare, operacioni vazhdon dhe po punohet për thellimin e mëtejshëm të hetimeve apo identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Masat e arrestit për të akuzuarit
Fatbardha Sela, ish-përgjegjëse e Zyrës së Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, aktualisht me detyrë specialiste pranë Institutit të Kujdesit Shëndetësore Tiranë, për të u caktua masa “detyrim paraqitje”
* Flora Ceka, ish-inspektore e Verifikimit të Pensioneve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, aktualisht me detyrë ekonomiste pranë një firme private, për të u caktua masa “detyrim paraqitje”
* Zija Mema, ish-inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, për të u caktua masa “arrest shtëpie”
* Agim Mema, ish-kryetari i degës së kuadrit në minierën e Mushqetës, aktualisht me detyrë punonjës i “Albminierës” pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe funksionar pranë Sindikatës së Minatorëve, për të u caktua masa “arrest me burg”
Akuzat
“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
“Shpërdorim detyre”
“Falsifikim dokumentesh në bashkëpunim, më shumë se një herë”