Vdes nëna e 3 fëmijëve, familjarët akuza mjekëve
Nje nene e re 23 vjec vdiq në maternitetin e Sarandes 8 ditë pas lindjes së fëmijës së saj. Familjarët kane akuzuar mjekët si përgjegjës. Vetë mjeket japin si arsye te vdekjes se 23 vjecares, problemet me shendetin.
SARANDE-Një nene e re, 23 vjecare ka nderruar jete në maternitetin e Sarandës, ndërkohë që familjarët akuzojnë mjekët për humbjen e së dashurës së tyre. Për këtë shkak ata po protestojnë sot para maternitetit të Sarandës.
Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se Enkelejda Osmani 23 vjec, nënë e 3 fëmijëve vdiq në maternitet 8 ditë pas lindjes së fëmijës së saj. Mesohet se lindja nuk ka qene normale, por me anë të një operacioni cezarian. Gruaja ka vdekur rreth ores 11:00 te paradites se sotme, pas 8 ditesh qendrim ne maternitet. Menjëherë pas vdekjes së saj, familjarët i janë drejtuar bluve të Sarandës duke akuzuar mjekët si përgjegjës të së dashurës së tyre. “Mjekët nuk dhanë ndihmën e nevojshme mjekësore në kohën e duhur. U treguan neglizhentë”, mësohet të kenë thënë të afërmit e 23 vjecares. Sipas familjarëve të indinjuar, vajza duhej të dërgohej urgjent në spital.
Nderkohe vete mjeket japin si arsye te vdekjes se 23 vjecares, problemet ne shendetin e saj.
Pas vdekjes së saj, bluzat e bardha kanë vendosur që trupi i 23 vjecares të dërgohet për t’i bërë autopsinë, gjë që është kundërshtuar nga familjarët. Nen thirrjet "Ju doktore moret jeten vajzes sone", familjaret janë grumbulluar para maternitetit të Sarandës dhe po protestojnë ndaj mjekeve te ketij spitali. Ndërkohë shumë forca policie kanë mbërritur aty për të qetësuar situatën.
Ngjarja e rëndë është përcjellë edhe në Tiranë, ku Ministria e Shëndetësisë ka nisur në drejtim të qytetit jugor grup ekspertësh për të verifikuar nëse vdekja e nënës së 3 fëmijëve ka qënë gabim ose jo i mjekëve të maternitetit të Sarandës.
(d.b/BalkanWeb)