E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalja e Frensit, sjell një tjetër banor në “Kafazin e Artë”

Omer Braho, është banori i ri i shtëpisë së “Kafazit të Artë”cili i është shtuar konkurrentëve për çmimin e madh. 26 vjeçari me profesion boksier, sapo ka hyrë në shtëpi, ka tërhequr vëmendjen e banorëve, të cilët e kanë pritur me habi. 

TIRANE- Pas ikjes së Frensit, një tjetër banor ka hyrë në shtëpinë e “Kafazit të Artë”. Ai është Omer Braho, nga qyteti i Shkodrës. 26 vjeçari me profesion boksier është rritur në Itali në qytetin e Firences duke u kthyer në Shqipëri në moshën 18 vjeçare. Sapo ka hyrë në shtëpi, Omeri ka tërhequr vëmendjen e banorëve, të cilët e kanë pritur me habi duke mos e ditur orarin në të cilin do të futej konkurenti tjetër. Ajo që u ka bërë më shumë përshtypje banorëve për konkurentin më të ri, kanë qenë tatuazhet që ka në trup, plot 20 të tillë, me i dukshmi ai në pjesën e djathtë të qafës. Sipas Omerit, “në Kafaz ka hyrë për të fituar e për të sfiduar banorët e tjerë”. Silvana dhe Joni kanë qenë ato që i janë afruar më shpejt 26 vjeçarit duke e pyetur rreth hyrjes dhe qëllimeve të tij, ndërkohë që vajza e ka pyetur edhe më gjërë duke u ndalur në tymosjen e cigares, sipas saj jo të pranueshme për sportistët. Omeri i shtohet kështu garuesve të këtij Reality-Show duke u bërë sfidanti i tetë për çmimin e madh prej 15 milion lekëve. (a.r/news24/balkaweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›