Letra/E vërteta doli, tani le të hapen dosjet!
Përpara dy muajsh më vdiq tezja! Goxha dhimbje me krijoi, e desha shume! Ditët qe pasuan aty ne ksoll na bene te takoheshim me shume njerez te fisit. Tani keshtu u be, njerezit ne fis bashkohen vetem neper vdekje! Ate dite qe kujtuam te vertetat te hidhura ishim vetem ne, rrethi i ngushte familjar, iu afrova Nevin Godos (Vrionit), kisha shume kohe pa e pare. Edhe pse vitet kane bere punen e tyre, ajo ruante ate pamjen fisnike dhe nga syte e saj buronte nje veshtrimi i ngrohte.
I ndenja prane, i mora duart (edhe pse ka kaluar shume vjet qe ajo eshte shkeputur nga puna duart e saj ruanin akoma gjurmet e punes se rende qe kishte bere! Dhe e gjitha kjo pse. Pse ishte e bija e Isuf Vrionit! Te gjithe qe ishin aty ishin te percelluar nga diktatura. Shoh nenen time bije e familjes Toto. Buzeqeshja e saj me duket sikur percillet ndervite nga babai i saj Etemi, nga xhaxhallaret e saj Ismeti dhe Selaudini, qe edhe perpara vdekjes buzeqeshnin sikur i benin sfide vdekjes “Jeta vazhdon dhe nje dite e verteta do shpaloset”.
Ja ku jemi ne vitin e 18-te te demokracise dhe Ligji i Dosjeve here spikat me force e here zhavitet! “Une s’kam qene asnje dite i persekutuar, tha ne fjalen e Tij Kryeministri! Sa domethenese! Po ç’po ndodh!? Jane ngritur e po permendin Kushtetuten! Kjo Kushtetute perfaqeson Ligjet e vendit, perfaqeson popullin. Shpesh degjoj kronikat ne popull; esenca eshte kjo Shteti do te bëhet i besueshem kur te shpallet pastertia e figures.
Të hapen dosjet! Kjo eshte simbolike, se te gjithe i njohin ata qe kane lyer duart me gjak. Te gjithe njohin persekutoret e ketij populli. Te vjen te ulerrishe kur nga podjumet keta njerez predikojne per te drejtat dhe Kushtetuten. Le te bashkojme zerat dhe ti themi ndal sistemit te kalbur e gjakatar!