Përdhunohen 5 vajza me aftësi të kufizuara

Një zyrtar i një instituti për personat me aftësi të kufizuara dhe një kujdestar në këtë institut u arrestuan nga policia, të akuzuar për përdhunimin e pesë vajzave të cilat qëndronin në një qendër në Jammu, në veri të Indisë.
Policia ndërhyri duke i prangosur, vetëm pas denoncimit të një aktivisti, i cili zbuloi se vajzat adoleshente, me moshë nga 14 deri në 16 vjeç, ishin dhunuar dhe abuzuar në mënyrë të përsëritur nga dy burrat.
Pavarësisht aftësive të tyre të kufizuara, në dëshminë e tyre në polici ato pohuan abuzimin e pësuar. /Indeksonline/