E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes një tifoz në Wembley

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 14:01

Një tifoz uellsian, Mike Dye, ka ndërruar jetë, pas përleshjeve që shpërthyen para stadiumit Wembley, disa orë para ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Uellsit, e vlefshme për kualifikimet për Euro 2012.

44 vjeçari është dërguar në spital dhe duket se kishte një sulm kardiak. Viktima ishte transportuar në një spital londinez me një seri lëndimesh në kokë. Tashmë janë ndalur nga policia 6 mbështetës të Uellsit, të cilët akuzohet se e kanë nisur sherrin.

Anglia njihet si vend i huliganizmit dhe kjo nuk është hera e parë që grupet e tifozëve përleshen në mes vete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›