E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbje ne Luksemburg kuqezinjte ndeshkohen 2 me 1

Këto janë fytyrat e trishtuara të futbollistëve të kombëtares, një trishtim që shpreh qartë zhgënjimin e skuadrës së Josip Kuzhe në eliminatoret e Euro 2012. Humbja turpëruese në Luksemburg nxorri në pah plakjen dhe profesionalizmin e munguar të skuadrës kuqezi që, edhe një herë të kënaqet me vendet e fundit të renditjes. Më saktë me vendin e pestë, i cili thuajse është arshivuar pas barazimit mes Rumanisë dhe Francës.

Përfaqësuesja rumune është ngjitur në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Bjellorusia, ndërsa francezët vazhdojnë të kryesojnë grupin D me 17 pikë. Përtej shifrave, sfida e Bukureshtit është një leksion futbolli për kuqezinjtë, shpresat e të cilëve për një byllje dinjitoze minimizohen, duke ditur që në dy sfidat e fundit do të kenë Francën dhe Rumaninë. Dy skuadrat dhuruan në fushën e lojës një futboll të vërtetë, duke iu afruar golit në disa raste, por pa e gjetur atë. Rumunët do të ishin më kërkues në pjesën e parë, ndërsa me rikthimin në fushë kontrolli i lojës do të kalonte në anën e skuadrës së Blank.

Megjithë përpjekjet, rezultati i ndeshjes do  të mbetej i pandryshuar, ndërsa dy ksuadrat do të ndanin nga një pikë me vlerë që i lejon Francës të ruajë vendin e parë, ndërsa Rumanisë të ngjitet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Bjellorusinë. Barazimi në Bukuresht merr më shumë vlera për dy skuadrat që në ndeshjet e ardhshme do të luajnë kundër një kombëtareje shqiptare e gjitha për t’u ndërtuar dhe aspak të vështirë për t’I marrë fitoren. Këtë e konfirmoi Luksemburgu, që përpara sfidës me Shqipërinë kishte shënuar vetëm një gol në shtatë ndeshje…

Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 shtator 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›