Brazili e konfirmon Ronaldinhon

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 13:58
Selektori i Brazilit, Mano Menezes, e ka publikuar listën e të ftuarve për miqësoren e 14 shtatorit kundër Argjentinës. Në këtë listë bëjnë pjesë vetëm lojtarët që luajnë në atdhe.
Në ekipin verdh e kaltër do të debutojë portieri Rafael del Santos, lojtari i krahut Bruno Cortes nga Botafogo, mesfushorët Romulo i Vasco da Gamas e Paulinho nga Corinthians e Renato Abreu nga Flamengo, por është ftuar edhe mbrojtësi Rhodolfo i Santosit, i cili në janar mund të transferohet në Juventus dhe Casemiro, po ashtu nga Santos, që kërkohet nga Interi e Roma.
Menezes e ka konfirmuar edhe Ronaldinhon, i cili e ka kthyer formën, pasi u kthye në Brazil, tek Flamengo.