E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes pasi bie nga kati i pestë

Një person ka vdekur dje në Prishtinë si pasojë e rënies nga kati i pesë i një ndërtese. Rasti ka ndodhur në rrugën “Malush Kosova” në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Policia bënë të ditur se viktima mashkull Kosovar-Shqiptar, nëpërmes pjesës të paraparë për qarkullimin e ashensorit enë të cilin nuk kishte ashensor, ai ka rënë nga kati i pestë në katin përdhesë.

Viktima nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për të dyshuar. Me urdhër te Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, përderisa policia ka hapur rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe vdekje e dyshimtë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›