E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes piloti i Moto GP, Marko Simoncelli

Malajzi, 23 tetor, NOA - Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në garën e Moto GP në Malajzi. Piloti italian i skuadrës së "Hondës" Marko Simoncelli, 24-vjeç, ka vdekur pas një aksidenti të ndodhur gjatë garës për Çmimin e Madh të Malajzisë.
Aksidenti ka ndodhur gjatë xhiros së dytë dhe veç përplasjes me dy motorra, Simoncelli është goditur dhe nga motori i pilotit Colin Edwards, i skuadrës "Yamaha"i cili nuk ka mundur ta evitojë përplasjen me trupin e tij.

a.k./NOA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›