Vdes regjisori i filmit "Zorba the Greek"

Regjisori greko-qipriot, Mihalis Kakojanis, ka vdekur sot në Athinë, në moshën 89 vjeçare.
I lindur në Qipro më 1922, Kakojanis, u bë i famshëm pas filmit që fitoi tre Oskar, “Zorba the Greek” një përshtatje e novelës së Nikos Kazanzakisit, në të cilin rolet kryesore i kanë luajtur Entoni Kuin dhe Irena Papas.
Ai po ashtu njihet për filmin “Elektra,” që ka për bazë tragjedinë e Euripidit, i cili u shpërblye me dy çmime në festivalin e Kanës në vitin 1962.