Bota muzikore tronditet për humbjen e Winehouse
LONDER- E gjithë bota e muzikës është në zi për vdekjen e parakohshme të këngëtares britanike, Emi Winehouse. Yje të shumtë të muzikes dhe filmit kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur dhimbjen për artisten fituese të cmimit Grammy, e cila u gjet e vdekur dje në shtëpinë e saj në Londër.
Producenti i saj, Mark Ronson shprehet se kjo është dita më e trishtuar e jetës së tij, ndërsa këngëtarja Carole King, këngën e së cilës “Will you love tomorrow” Winehouese e risolli për publikun, u shpreh se vdekja e kësaj artisteje të madhe ishte një ngjarje tragjike.
Këngëtari Ricky Martin shprehet i zemëruar nga vdekja e mikës së tij. Reagime pati edhe nga këngetarja Jessie J, aktorja Demi Moore etj.
Emi Winehouse, e cila i këndoi luftës së saj me alkoolin dhe drogën në hitin e njohur ndërkombëtar “Rehab”, u gjet dje e vdekur në shtëpinë e saj në Londër. Policia nuk dha ndonjë deklaratë në lidhje me shkakun e vdekjes.
Duke reaguar ndaj lajmit, ylli amerikan, Toni Benet, e ka quajtur atë “artiste me përmasa të mëdha” dhe tha se është i pikëlluar thellë me vdekjen e saj tragjike.
Akademia e Shteteve të Bashkuara, e cila ndan çmimin Grammy, tha se Winehouse ishte “një intepretuese dinamike, e cila kishte përzier rock-un, jazz-in, pop-in dhe soulin dhe kishte krijuar një tingull”. Këngëtarja e ndjerë kishte fituar pesë çmime Grammy.
Me vdekjen e saj, Winehouse i bashkohet grupit të yjeve të famshëm të rock-ut, që ndërruan jetë në moshën 27-vjeçare. Klubi famëkeq “27” përfshin anëtarin e Rolling Stones, Brajan Xhons, kitaristin Xhimi Hendriks, këngëtarin Xhenis Xhoplin, këngëtarin e grupit “The Doors”, Xhim Morison, dhe Kërt Kobejnin e “Nirvanave”-s.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Bota muzikore tronditet për humbjen e Winehouse, Yjet që u shuan 27