Vdes tifozi, pezullohet Granada-Athletic Bilbao

Tragjedi në tribunat e Estadio Nuevo Los Carmenes gjatë Granada-Athletic Bilbao. Gjatë ndeshjes, një tifoz ndërroi jetë pasi u sëmur në tribunë dhe gjyqtari Ortiz fillimisht ndërpreu lojën dhe më pas ndërpreu përfundimisht ndeshjen pasi i ktheu skuadrat në dhomat e zhveshjes. Sipas një rikonstruksioni fillestar të fakteve, ishte Unai Simon ai që raportoi problemin në tribuna te drejtuesi i garës.
Gjithçka ka ndodhur rreth minutës së 18-të të ndeshjes. I paralajmëruar nga lojtarët në fushë, gjyqtari Ortiz e ndërpreu ndeshjen për të lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe më pas i lejoi skuadrat të kryenin seanca të vogla ngrohje. Pasi u verifikua shkalla e problemit kardiorespirator që kishte tifozi, drejtuesi i ndeshjes i bëri skuadrat të ktheheshin në dhomat e zhveshjes dhe më pas, pas lajmit për vdekjen e tifozit, me marrëveshje të përbashkët me klubet vendosi të pezullonte përfundimisht ndeshjen.