Vdes tragjikisht në një aksident ajror, Presidenti polak, Kaczinski, në bord edhe anëtarë të kabinetit presidencial e qeveritar

Kryeministri Berisha ngushëllon kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk
Mediat konfirmojnë se në bord ndodheshin 132 persona nërsa nuk ka informacione për të mbijetuar
Një ngjarje e rëndë ka prekur Poloninë, teksa avioni presidencial që trasportonte presidentin polak, Lech Kaczinski, është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin rus Smolensk. Në bord ndodheshin edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, si zv/kryeministri, Andrej Kremer dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Frantiszek Gagor, Guvernatori i Bankës Qendrore, anëtarë të ndryshëm të kabinetit presidencial. Presidenti polak, udhëtonte bashkë me bashkëshorten e tij. Avioni i tipit “Tupolev 154”, është rrëzuar pas disa avarive të shkaktuara pranë aeroportit rus. Në të ndodheshin disa deputetë, kandidati konservator për zgjedhjet e ardhshme presidenciale Przemyslav Gosieëski si dhe peshkopi i ushtrisë. Në avion nuk ka qenë i pranishëm kryeminsitri i Polonisë, Donald Tusk, i cili ka urdhëruar mbledhjen urgjente të qeverisë në Varshavë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Piotr Paszkoëski, citon AFP, thotë se avioni u përplas me disa pemë, u rrëzua dhe më pas mori flak. Nuk ka informacione për të mbijetuar. Sipas agjencisë së lajmeve Itar Tass, e cila citon zyrën e mbrojtjes civile ruse, viktimat e incidentit mund të jenë të paktën 87 të vdekur. Pak minuta me vone, Guvernatori i Smolensk ka deklaruar per Tv rissa Viesti24 se : Nuk ka asnje te mbijetuar ndersa ne bordin e avionit ishin 132 persona. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Piotr Paszkoëski konfirmon zyrtarisht vdekjen e presidentit polak dhe të zv/ministrit të Jashtëm. Avioni po transportonte presidentin Kaczinski në Rusi, ku do të merrte pjesë në një ceremoni për të përkujtuar të të vrarëve gjatë LDB-së në Katin në Rusi.
Kryeministri Berisha ngushëllon kryeministrin e Polonisë Donald Tusk Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryeministrit të Polonisë, zotit Donald Tusk ku shpreh ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynsky në aksidentin tragjik ajror. Në këtë telegram shkruhet se “Lajmi i vdekjes së Presidentit Kaczynsky, bashkëshortes së tij, drejtuesve të lartë e zyrtarëve të tjerë të shtetit polak është një lajm shokues jo vetëm për popullin mik polak, por edhe për cdo shqiptar dhe për të gjithë miqtë e polonisë në botë”. Më tej në mesazhin e kryeministrit Berisha theksohet se “Me vdekjen e tij, Polonia humbi një nga personalitetet e veta më të shquara dhe të respektuara, por edhe Bashkimi Evropian humbi një nga liderët më të rëndësisëm të vendeve antare”. “Ne lutemi bashkë me ju që shpirtrat e Pesidentit Kaczynsky, bashkëshortes së tij dhe të gjithë atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik, të gjejnë paqen e merituar”, përfundon mesazhi i kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ndërkaq, edhe Presidenti i Repulikës, Bamir Topi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i ka shprehur autoriteteve polake, ngushëllime, për aksidentin tragjik, ku humbën jetën Presidenti Polak, Kaczynski dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.
...