E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimi i sondazheve nga OJQ-të majtiste, reagojnë studiuesit mbi kapacitetin emigrues të Shqipërisë

Artan Hoxha: Shifrat nuk janë të sakta, nga Shqipëria mund të emigrojnë vetëm 4.5% e popullsisë, pas liberalizimit të vizave


Në një kohë kur Shqipëria pret të marrë aprovimin e Komisionit Evropian, për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, një organizatë e kontrolluar korrektësisht nga opozita, publikoi, përmes një sondazhi të saj, disa shifra rreth emigracionit të shqiptarëve, duke dhënë një shifër alarmuese prej 38% qytetarësh që mund të emigronin në vendet e “Schengenit”. Lidhur me këtë konstatim aspak të vërtetë, por më shumë të manipulur për interesa të ngushta të klasës politike, studiuesi Artan Hoxha thotë se potenciali emigrues i shqiptarëve, është vetëm 4.5 përqind. Një kalkulim i gabuar, por njëherazi edhe i manipuluar që fliste për afro 38 % të shqiptarëve që në rast se do të liberalizoheshin vizat do të largoheshin nga Shqipëria për të jetuar në një nga vendet e Bashkimit Europian. Drejtori i Institutit të Studimeve Bashkëkohore Artan Hoxha, pas një ballafaqimi të shifrave të sondazhit dhe kontakteve me zyrën e Gallup Europe, ka arritur në përfundim se në realitet potenciali emigrues i Shqipërisë bazuar dhe në sondazh është shumë më i ulët se ai i bërë publik në muajin shkurt. Hoxha në mënyrë të detajuar sqaron këtë keqkuptim mediatik. Sipas studiuesit Hoxha duke llogaritur rezultatet e bëra publike nga sondazhi realisht, pritshmëria e potencialit emigrues pas liberalizimit nuk mund t’i kalojë 4.5% dhe as që mund të bëhet fjalë për 38% të shqiptarëve që duan t’i largohen Shqipërisë siç raportonin mediat. Por ky keqkuptim nuk mund të vinte në një moment më të papërshtatshëm se ky, për Shqipërinë. Në një kohë që vendi ynë pret finalizmin e procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjen e qytetarëve shqiptarë pa barriera në zonën Shengen, publikimi i këtyre shifrave, mund të ndikojë negativisht në imazhin e vendit në sytë e vendimarrësve në Komisionin Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›