E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes tragjikisht"Emmy", prangabiznesmenit kosovar

TIRANE- Zemra e këngëtares Elsina Hidersha e njohur me emrin e artit “Emmy” është ndalur së rrahuri sot paradite në Spitalin Ushtarak në Tiranë. 22 vjecara nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë nga një përplasje me makinë, në orët e vona të së shtunës në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë.

E reja ndodhej në koma dhe mjekët kishin deklaruar se lëndimet në tru kishin qenë të rënda dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtonte.

Policia arrestoi ne flagrancë,të dyshuar si autor, biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi, 44 vjec, pasi akuzohet se është autor i plagosjes së qëllimshme të këngëtares së re.

Sipas mediave nga të dhënat që shoqërojnë ngjarjen e rëndë saktësohet se mes kosovarit, dhe të resë shqiptare kishte ekzistuar dikur edhe një lidhje intime. Ndërkohë që të shtunën mësohet se ka pasur një sherr mes tyre, brenda pubit. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se 44 vjecari nga Peja, baba i pesë fëmijëve nga dy martesa të ndryshme, ishte biznesmen i fuqishëm në lëmin e restoranteve dhe pub-eve në Prishtinë e në disa qytete të tjera të Kosovës,

Elsina Idershai 22- vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: "Let it play", "Pse të dua ty", "Rastësisht u pa¬më", "A ma jep", etj.

Me të mësuar lajmin familjarët Elsinës që ndodhen në Greqi ishin nisur urgjentisht drejt Tiranës, ndërsa në dyert e spitalit gjatë ditës së djeshme janë parë disa këngëtare të njohura të skenës si: Ingrit Gjoni, Rezarta Shkurta, Ronela Hajati, shkruan sot Gazeta Shqiptare.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Vdes tragjikisht 'Emmy', pranga biznesmenit kosovar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›