E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, zgjedhjet e parakohshme, opozitaftohet në Kuvend

SHKUP- Kryetari i parlamentit Trajko Veljanoski ka ftuar opozitën dhe maxhorancës në një takim koordinues për ti bërë thirrje që opozita të kthehet në parlament dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Takimi është parashikuar për tu zhvilluar sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Sipas paralajmërimeve nga LSDM-ja, deputetët opozitarë edhe kësaj radhe nuk do ta ndërprejnë bojkotin dhe të kthehen në Kuvend, shkruan agjencia e lajmeve mia.

Dhe në qoftë se opozita nuk vjen në koordinim, siç paralajmëroi të premten Veljanoski, shumica qeveritare do të detyrohet ta vazhdojë punën pa ta.

Kryetari i Kuvendit, nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve sot duhet të prononcohen për tekstin e vendimit pët formim të komisionit parlamentar për konfirmim të gjendjes me listën zgjedhore, për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin zgjedhor (në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR-së) dhe të Ligjit për këshill gjyqësor, në pajtim me rekomandimet e BE-së. Këto janë çështje të cilat drejtpërdrejt u dedikohen kërkesave të opozitës.

Nënkryetari i LSDM-së Gordan Georgiev në konferencën e djeshme për shtyp tha se çelësi për përmbushjen e kërkesave të tyre, sipas partive opozitare, është në duart e kryeministrit, njëkohësisht liderit i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Takimi ishte caktuar për të premten por ishte shtyrë për mungesë të opozitës.
Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi dje se “Takim i liderëve do të kishte kuptim në qoftë se opozita vjen dhe dakordohemi për një javë ta shpërndajmë Parlamentin dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare", ndërsa shtoi se e përjashton mundësinë të ketë zgjedhje edhe krahas bojkotit të opozitës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›