E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapësirë, sateliti‘Rosat’ mund të godasë Tokë

GJERMANI- Hedhja në hapësirë e satelitit Rosat, ka përhapur panik për shkak se dalja e tij nga kontrolli mund të sjellë rënien e tij në Tokë, duke shkaktuar dëme katastrofale për atë.

Të dhënat e fundit tregojnë se sateliti është parashikuar që  të hyjë në atmosferën e Tokës, në mes të tetorit dhe dhjetorit.

Qeveria gjermane është duke studiuar hipoteza të ndryshme për të mundësuar zvogëlimin e dëmeve që eventualisht mund të shkaktohen nga rënia e satelitit, përfshirë edhe shkatërrimin e tij në ajër.

Sipas Jan Wörner, shef i Qendrës Hapësinore Gjermane (DLR), nëse sateliti do të bjerë në zona të banuara, dëmet do të përfshijnë shumë jetë njerëzish.

Ndërsa në rastin më të mirë, objekti hapësinor prej 2.4 tonelatash do të arrijë që të digjet në atmosferë ose të bjerë në det.

(e.m/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›