Vdes udhëheqësi i Koresë së Veriut, reagime ndërkombëtare

Jong, ka udhëhequr vendin e tij komunist që në vitin 1994, kur ndërroi jetë babai i tij, teksa po udhëtonte me tren për të vizituar një zonë jashtë kryeqytetit.
Lideri aktual që ndërroi jetë, ka pasur probleme shëndetësore që në vitin 2008, për të dhënat rreth shëndetit të tij nuk publike për muaj të tërë.
"Të gjithë anëtarët e partisë, njerëzit ushtarakë dhe publikë me besnikëri duhet të ndjekin udhëheqjen e shokut Kim Jong-un dhe për të mbrojtur dhe forcuar më tej partinë dhe vendin", tha agjensia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.
Drejtuesi koreano-verior, vdiq më 16 dhjetor në orën 23:30 GMT, njoftoi një prezantues i televizionit shtetëror koreano-verior. Shkaku i vdekjes nuk është saktësuar, por drejtuesi i shtetit komunist kishte pësuar një hemorragji cerebrale në vitin 2008.
Djali i tij, Kim Jong-Un, i lindur në vitin 1984 u emërua për të marrë detyrën e tij, sipas agjencisë zyrtare të Koresë së Veriut, që u bëri thirrje koreano-veriorëve ta njohin tashmë si lider.
Kina e tronditur nga vdekje e udhëheqësit koreano-verior
Për vdekjen e udhëheqësit të Koresë së Veriut, reagoi edhe Kina komuniste, një ndër aleatët e paktë të Phenianit. "Ne jemi të tronditur për vdekjen e liderit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut, Kim Jong-Il dhe i shprehim ngushëllimet e thella popullit korean'', deklaroi zëdhënësi i diplomacisë kineze, Liu Weimin. Influenca ekonomike kineze tek fqinji i saj koreano-verior është rritur pasi Koreja e Jugut dhe vendet perëndimore kanë ndërprerë ndihmën e tyre përballë kërcënimeve koreano-veriore. Kim Jong-Il zhvilloi vizita të shumta në vitet 2010 dhe 2011 në Kinë.
Seuli në gjendje alarmi
Koreja e Jugut është vendosur në gjendje alarmi dhe ka riformuar mbikëqyrjen në kufirin me Korenë e Veriut, pas njoftimit për vdekjen e liderit koreano-verior, Kim Jong-Il, ''Seuli i ka kërkuar gjithashtu aleatit të tij amerikan, që posedon 28 500 trupa në Seul, të rrisë mbikëqyrjen me anë të satelitëve dhe avionëve'', theksoi një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë koreano-jugore. Asnjë aktivitet i pazakontë nuk është vërejtur në orët që kanë ndjekur vdekjen e Kim.
"Presidenti koreano-jugor, Lee Myung-bak anuloi të gjitha takimet dhe thirri një Këshill të Sigurisë Kombëtare në ''Shtëpinë Blu'', emri i rezidencës presidenciale", theksoi zëdhënësi i tij. "Monitorimi dhe siguria në zonat kufitare është riforcuar. Ne jemi shumë të kujdesshëm për çdo lëvizje të ushtrisë së Koresë së Veriut'', nënvizoi një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes. Dy Koretë mbeten teknikisht në gjendje konflikti që prej armëpushimit të pasigurt të nënshkruar në përfundim të luftës së Koreve (1950-53).
Tokio ngushëllon!
Qeveria e Japonisë shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të presidentit të Koresë së Veriut, vend me të cilin nuk ka mbajtur kurrë marrëdhënie diplomatike. "Qeveria japoneze shpreh ngushëllimet e saj pas njoftimit të papritur për vdekjen e presidentit të Komisionit të Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Veriut Kim Jong-Il", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Osamu Fujimura, në një konferencë shtypi, cituar nga AFP. "Qeveria japoneze shpreson se kjo situatë nuk do të ketë pasoja negative për paqen dhe stabilitetin në gadishullin korean'', shtoi ai.
SHBA: Stabilitet në gadishullin korean
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shprehën se po monitorojnë nga afër informacionet lidhur me vdekjen e presidentit koreano-verior, Kim Jong-Il, njoftoi dje në mbrëmje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë duke nënvizuar se Uashingtoni dëshiron stabilitet në gadishullin korean.
"Ne po monitorojmë nga afër informacionet për vdekjen e presidentit koreano-verior, Kim Jong-Il. Presidenti amerikan, Barack Obama është informuar dhe ne jemi në kontakt të ngushtë me aleatët tanë në Korenë e Jugut dhe në Japoni. Ne jemi të angazhuar për stabilitetin në gadishullin korean dhe në lirinë dhe sigurinë e aleatëve tanë'', konfirmoi Jay Carney në një komunikatë./Start/
2011-12-19 09:54