Lidhja Arabe:Presim nënshkrimin e planit të paqes nga Assad

Zyrtarë të lartë arabë kanë deklaruar se presin që presidenti sirian Bashar al Assad të nënshkruajë shumë shpejt një plan paqeje të Lidhjes Arabe me qëllim dhënien fund të shtypjes vdekjeprurëse ndaj protestave 9 mujore të opozitës.
Kryeministri i Katarit Shekih Hamad bin Jassim al Thani theksoi se ai ka informacione se zoti Assad do ta nënshkruajë marrëveshjen. Ministri i jashtëm i Omanit tha gjithashtu se ai është “optimist” se Siria do të jetë dakort me ftesën e Lidhejs Arabe brenda 24 orëve.
Ky plan i bën thirrje Sirisë që të lejojë vëzhguesit e huaj të hyjnë në vend për të verifikuar nëse qeveria po respekton zotimin e saj për të ndaluar forcat e sigurisë që të godasin protestuesit që kërkojnë t`i jepet fund regjimit autokratik 11 vjeçar të Asad.