E Diel, 1 Nëntor 2026

Studio austriake: Parlamenti shqiptar do jetë aq transparent sa do shihet nga jashtë

Studio Coop Himmelb(l)au dhe arkitekti i saj Wolfgang Prix, projekti i të cilëve u shpall fitues për ndërtimin e parlamentit të ri në Shqipëri, kanë folur sot për këtë projekt. Projekti fitues quhej Parlamenti i hapur. Arkitekti Prix tha se dizajni i ri i parlamentit synon transparencën dhe demokracinë. Edhe pse në Shqipëri kjo puna e transparencës së parlamentit është kthyer në skandal, Prix thotë se ka përfshirë në projekt një sallë-forum për popullin e madje- madje, për ta bërë sa më transparente sallën e seancave plenare, ka menduar që ajo të shihet edhe nga jashtë. Kjo është si ajo puna e lap-top-ëve që vendosi Berisha përpara ministrave për të rritur transparencën.

Një gazetë austriake shkroi se studio vjeneze ishte fituese e projektit 12 ditë përpara se juria ta shpallte atë, duke e bërë zero transparencën për këtë projekt madhor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›