Vdes veprimtari Sabit Veseli
Veprimtari i çështjes kombëtare, Sabit Veseli, ka humbur jetën në një aksident trafiku, të premten në mbrëmje, në afërsi të Mitrovicës.
Veseli ishte i burgosur politik i viteve 80-a, veprimtar i madh i LPK-së, kontribuues i madh i krijimit dhe zhvillimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me rastin e vdekjes tragjike të tij, kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Veseli.
“Emri dhe vepra e Sabit Veselit është e lidhur ngushtë me demonstratat e studentëve të vitit 1981 në Mitrovicë, kontributi i veçantë në radhët e LPK-së dhe në ngritjen e fuqizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi.
Duke shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen tragjike të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe veteranit të lëvizjes kombëtare, Sabit Veseli, kryeministri Thaçi ka thënë se qëndrimi i tij në burgjet jugosllave vetëm sa e forcoi idealin e tij në rrugën e çlirimit të Kosovës.
“Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe për familje, për miqtë dhe veprimtarët e shumtë anekënd trojeve shqiptare. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram.
Varrimi i veprimtarit Sabit Veseli, u bë të shtunën në vendlindjen e tij, në fshatin Broboniq të Mitrovicës.