Shtrenjtë e më shtrenjtë
Qeveria s`e ka ndërmend të mendojë për politika stimuluese ndaj prodhuesve vendorë. Të paktën këtë s`e ka bërë me prodhuesit e pijeve alkoolike në Kosovë. Me pakon e re për rritjen e akcizës, qeveria i ka futur në një thes prodhuesit vendorë me ata të huaj. Akciza e re për birrat, ka shtrenjtuar këtë produkt 20 për qind në treg. Njëjtë është shtrenjtuar si Heineken që prodhohet në Holandë, e njëjtë janë shtrenjtuar edhe birra e Pejës dhe ajo e Gjakovës.
Për ekonomistët kjo është politikë diskriminuese për prodhuesit vendorë. Ata mendojnë se Qeveria vetëm po do të mbushë buxhetin pa menduar asgjë tjetër.
Me këto politika, sipas ekonomistëve, Qeveria po krijon kushte që Kosova të ketë një treg vetëm importues.
Hiq më larg se në Serbi, prodhuesit vendorë të birrës janë të liruar krejt nga akciza. Ata kanë lirime të mëdha tatimore, ndërsa importet trajtohen në mënyrë tjetër. Praktika të njëjta tatimore kanë edhe vendet e tjera të rajonit, e edhe në dynja.
Bedri Hamza, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave, nuk deshi të merret me këtë çështje fort. Ai tha se për këto gjëra duhet të pyeten drejtuesit e Doganës.
Në anën tjetër, Agim Shahini, kryetar i Agjencisë Kosovare të Biznesit, deklaroi se Qeveria është koncentruar vetëm se qysh ta shtojë buxhetin pa aplikuar asnjë strategji tjetër.
“Pakoja e re e ndryshimeve fiskale do të duhej t`i avancojë prodhuesit vendorë për shkak të ndikimit të tyre në ekonominë kosovare”, tha Shahini.
Ai tha se në Kosovë pa të drejtë, nuk është bërë ndonjë favor për prodhuesit vendorë.
“Ky liberalizim i tepruar po i diskriminon prodhuesit vendorë duke u dhënë përparësi konkurrentëve nga jashtë t`i dëmtojnë ata”. Kryetari i AKB-së tregoi qysh prodhuesit kosovarë kanë edhe akciza shtesë në disa vende regjionale.
“Me këtë po dëshmohet se ne nuk kemi politika për ta avancuar prodhimtarinë vendore, por kemi politika që shkojnë në favor të mbushjes së buxhetit”, tha ai.
Vendet e rajonit, tha ai, akcizat për prodhuesit vendorë janë zero dhe importuesve u caktojnë kuota për ta mbrojtur prodhimin vendor.
Aleanca e Biznesit, tregoi Shahini, ka kërkuar qëmoti që të rritet akciza në produkte lukse, por të hiqet akciza në produktet ushqimore që janë të përditshme. Dhe ka kërkuar që të hiqen krejt tatimet për produktet si mielli, qumështi dhe shumë produkte të tjera ushqimore.
Në anën tjetër, janë shtrenjtuar shumë edhe duhani dhe karburantet. Karburantet në tërë Kosovën janë shtrenjtuar 7 deri në 10 centë, varësisht prej llogarive të pompave të benzinës, ndërsa duhani prej 20 deri në 30 centë për pako. Krejt këto janë shtrenjtuar prej kur në fuqi ka hyrë ligji i ri për akcizën.
Dogana e Kosovës, tash e një muaj po e zbaton në terren pakon e re të akcizës. Drejtuesit e këtij institucioni treguan se ligji i ri ka përcaktuar që në duhan akciza të rritet prej 21 euro për kilogram në 25. Në alkool ka qenë 300 euro/hektolitër, ndërsa tash është 500 euro/hektolitër. Gati përgjysmë më shtrenjtë. Ndërsa në naftë e benzinë akciza është rritur për 5 centë.
Ligji i ri për akcizë
Akciza në duhan ka qenë 21 € / kg, tash është 25€ / kg
Në alkool ka qenë 300 € / hektolitër, tash është 500 € / hectoliter
Në naftë ka qenë 0.31 € / litër, tash është 0.36 € / litër
Në benzinë ka qenë 0.335 € / litër, tash është 0.385 € / litër
Në propan butan nuk ka pasuar akcizë, ndërsa tani është caktuar një akcizë prej 0.10 euro për litër.