Vdes viktima e shtatë nga ethet hemorragjike

Ka vdekur edhe një person nga ethet hemorragjike. Bëhet fjalë për 34- vjeçarin nga fshati Astrazub i Malishevë.
"Të shtrirë në të njëjtën klinikë janë edhe 6 persona të tjerë, derisa tek 2 prej tyre është konfirmuar prania e virusit në gjak", ka thënë infektologu Salih Ahmeti.
Në këtë klinikë vazhdojnë të jetë të shtruar edhe dy persona të tjerë të konfirmuar me virusin e etheve hemorragjike, kurse janë pranuar edhe tri raste të tjera të dyshimta./Indeksonline/