E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri nis fushatën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, sa më shumë që po aforhen zgjedhjet lokale të nëntorit, aq më shumë shihet i pranishëm në vizitat e tij nëpër komuna. 
Thaçi, sot ka vizituar Klinën. Ai e ka bërë këtë vizitë më shkas inspektimin e disa prej projekteve infrastrukurore që janë në realizim e sipër.

Megjithëse, fushatës i duhen edhe dy muaj kohë që të fillojë, Thaçi i ka nisur premtimet afër një muaj më parë. Afrimit të zgjedhjeve lokale, iu përshtaten edhe premtimet lidhur me projekte lokale.

Disa prej premtimeve të Thaçit deri tash janë themelimi i komunave të reja në rajonin e Prizrenit, atë Gjonaj dhe Rogovë. Derisa kishte vizituar Mitrovicën, ka premutuar ndërtimin e autostradës Prishtinë – Mitrovicë. Ndërkaq në Kodrën e Trimave ku kishte mbajtur një tubim, kishte premtuar poashtu se do ta bëjë komunë të veçantë edhe këtë lagje. Në premtimet elektorale të tij për Gjilanin është se Zhegra do të bëhet komunë poashtu. Kurse në përgatitjet për zgjedhje të degës së PDK-së në Prizren, ishte raportuar se Thaçi ka ndërhyrë në rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të kësaj dege./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›