Lufta per trafikun e kryeqytetit
E hena dhe e enjtja jane dite dreqi per te udhetuar me makine ne Tirane Te qenit dita e pare e javes e ben te henen mjaft deprimuese dhe ky aspekt psikologjik perforcohet nga trafiku. Te enjten tregtaret e rretheve vijne te furnizohen ne kryeqytet dhe kjo shton numrin e automjeteve ne rruge te pakten ky eshte nje nga shpjegimet me te perhapura per trafikun e renduar te dites se enjte. Por kur te henen dhe te enjten qielli derdh rrebeshe shiu atehere situata ngjan fare e pashprese.
Te henen e shkuar shpresa mu shua ne oren 15.40...
Ne filmin Die Hard 4.0 ndryshe nga tri serite e meparshme detektivit John McClane alias Bruce Willis i duhet te perballet me nje forme tjeter terrorizmi kibernetik nje sulm me tri faza te bashkerenduara i orkestruar dhe i ekzekutuar online kunder sherbimeve te vendit transporteve telekomunikacionit finances dhe sherbimeve komunale gaz drita uje. Sulmet jane paracaktuar per te shkaktuar kaos dhe per te favorizuar nje mjedis ku nuk udheheq me askush.
Ne film ky lloj sulmi nis papritmas kur si pa te keq qytetaret gjenden ne mes te nje trafiku te bllokuar qe shpejt derivon ne paralize.
Te henen e shkuar kur e preva timonin majtas per tu futur nga bulevardi Deshmoret e Kombit ne Unaze me drejtim 21 Dhjetorin nuk pata kurrfare parandjenje te keqe. Nga selia e Kryeministrise deri tek Ura e Madhe rruga kishte qene thuajse bosh dhe pamja deri te monumenti i Skenderbeut ishte po ashtu e paster. Ne Unaze trafiku ne bulevardin Gjergj Fishta ishte i rrjedhshem deri tek ish-Ekspozita. Vargu ndali te semafori i vogel i kembesoreve. I paduruar mora djathtas ne krah te karburantit dhe u futa ne rrugicat e shtruara mes pallateve. Me cep te syrit kapa nje varg makinash qe shtrihej tehu pertej Gjykates se Tiranes...
Ne fillim te rruges Myslym Shyri mberrita per pak sekonda ngarkova pasagjerin qe me priste aty dhe u versula ne drejtim te qendres serish mes pallateve dola perballe Drejtorise se Policise se Tiranes dhe kur kalova mbi uren e Lanes mora ne te djathte drejtimin e Ministrise se Jashtme. Kur kryqezova serish bulevardin Deshmoret e Kombit pamja ne krah te majte deri te monumenti i Skenderbeut perskuqej nga nje lume makinash. Lumi kishte ngecur nuk rridhte shoferet mbanin kemben ne frena dhe stopat e makinave rrinin takuar.
Pasi zbrita pasagjerin te rruga Bardhyl nepermjet rrugicash mberrita per pak minuta te shkolla e muzikes. Nxitoja sepse ne oren 16.00 Kryeministri merrte pjese te hotel Tirana ne nje konference mbi korrupsionin. Ishte ora 15.30. Pas dhjete minutash humba cdo shprese se do te mund te arrija per konferencen ne kohe.
Ne ato momente une nuk e dija se nje bllokim total po ndodhte ne menyre te njekohshme ne te tera rruget brenda Unazes. Shume kolege ishin bllokuar ne vende te ndryshme te Tiranes por per fat te mire planet e Berishes mund tia merrnim kanalit sivella Top News sepse kameramani i tyre guximshem e kishte marre rrugen ne kembe dhe pasi ishte bere qull deri ne palce kishte mberritur te hotel Tirana.
Por konferenca nuk kishte filluar Berisha ishte per vete me vonese.
Pergjegjesia Nuk e njohTe henen trafiku dha shpirt mundimshem rrugeve te Tiranes. Kur situata vazhdonte te ishte ende e pazgjidhur kryebashkiaku Rama akuzoi policine per akt te qellimshem. Sipas kryebashkiakut qellimisht ministria nuk kishte nxjerre police ne rruge per te shkaktuar pakenaqesi te qytetaret.
Pergjigjja e ministrit Basha ishte e menjehershme sipas tij faji ishte i infrastruktures se dobet mungeses se sinjalistikes mungeses se alternativave per rruget e bllokuara nga punimet e bashkise te tera keto te perforcuara nga rrebeshi i shiut. Ministri te cilit i njihen tashme ambiciet per kryetar bashkie te kryeqytetit tha se per zhbllokimin e situates ishin angazhuar rreth 700 forca policore nga te tera trupat deri te specialet.
Ne itinerarin tim une nuk kisha pare asnje polic. Kur pashe policin e pare ne kryqezimin e rruges se Dibres me rrugen e Barrikadave ora ishte 18.00 pra kur situata nuk mund te kontrollohej me. Njesoj si ne sulmin kibernetik te filmit Die Hard 4.0 ne rruge ndihej mungesa e dikujt per ti udhehequr njerezit drejt rrugedaljes nga kaosi.
Tri dite me pas bllokimi i trafikut vazhdon te perbeje ceshtje per politiken. Kryeministri e preku ne mbledhjen e qeverise dhe fajesoi edhe ai kryetarin e bashkise. Kuptohet qarte se trafiku ne kryeqytet me te drejte do te jete pjese e debatit politik ne perspektiven e zgjedhjeve te ardhshme lokale.
Keshtu ka qene edhe per zgjedhjet e vitit 2007. Kohe perpara se ato te mbaheshin qeveria prishi nenkalimin e Zogut te Zi qe bashkia kishte menduar ta peruronte ne prag fushate. Ne ceshtje kompetencash Gjykata Kushtetuese i dha te drejte Bashkise se Tiranes kurse koha deligjitimoi zgjedhjen e bere nga qeveria per nje rrethrrotullim te madh te Zogu i Zi kaotik me ne mes nje shatervan pa uje...
Historia duket se po perseritet kesaj here me sheshin Skenderbej. Punimet per rikonstruksionin e tij filluan vetem kur siperfaqja e sheshit u rrop vende-vende si lekura e nje kafshe te semure. Bashkia e la sheshin ne nje gjendje mjerane me mendimin se do te nderhynte aty nje here e mire. Qeveria vonoi shpronesimet e godinave ku do te kaloje unaza e vogel kurse traseja e dy segmenteve te Unazes se madhe qe pritet te shfryje trafikun e qendres u miratua vetem se fundmi nga KRRTRSH. Serish bashkia akuzoi qeverine se per Unazen e madhe ka djegur prej vitesh nje kredi te BERZH-it akuze qe u hodh poshte si mashtrim nga Kryeministri ne mbledhjen e qeverise.
Ne mes te ketyre akuzave gjendja e infrastruktures rrugore prane sheshit Skenderbej mbetet problematike. Bashkia ka investuar ne rruget brenda blloqeve te pallateve duke i shnderruar ne akse te vogla qe vertet mund te lehtesojne trafikun e rrugeve kryesore por ka lene pa rikonstruktuar rruge te rendesishme si rruga e Durresit apo Rruga e Kavajes ku te kjo e fundit pervec trotuarit te mesit te mbjelle me kumbulla te kuqe dallohet menjehere se nuk eshte nderhyre prej vitesh as ne karrexhate dhe as ne trotuaret anesore. Po ashtu rruga Murat Toptani qe kalon perpara ish-Pallatit te Pioniereve ka mbetur peng e rikonstruksionit te vonuar qe do tu jepte vlere edhe mbetjeve te kalase se Tiranes.
Nga ana tjeter mungesa e policeve neper rruge eshte strategjia me driteshkurter e mazhorances per te mundur kryebashkiakun Rama
Palet ruhen ti bejne njera-tjetres dhurata per zgjedhjet por harrojne se viktimat e luftes se tyre jane qytetaret e thjeshte. Pergjegjesia mbetet jetime sepse pranimi i pergjegjesise eshte ekuivalent me pranimin e humbjes.