Zëvendëspresidenti irakian dënohet me vdekje

Një gjykatë në Irak ka dënuar me vdekje nënpresidentin e arratisur, Tariq al-Hashimi, për shkak të përfshirjes në një komplot për vrasjen e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme.
Kjo është hera e dytë që një gjykatë irakiane e dënon në mungesë nënpresidentin irakian.
Al-Hashimi, që është zyrtari më i lartë sunnit në Irak, ka braktisur Irakun në dhjetor të vitit 2011, dhe ndodhet në Turqi.
Al-Hashimi ka akuzuar kryeministrin shiit të Irakut, Nuri al-Maliki, për përndjekje politike të kundërshtarëve të tij sunnitë.
Al-Hashimi nuk e ka komentuar ende vendimin e gjykatës.