E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq denoncuesi i masakres se Tivarit

Azem Hajdini-Xani

Dje ne moshen 87-vjecare ne banesen e tij ne Prishtine vdiq luftetari perjetuesi dhe denoncuesi i zeshem i masakres se Tivarit Azem Hajdini-Xani. Ai ka marre pjese aktive ne forcat e armatosura te Levizjes Kombetare Shqiptare nen udheheqjen e komandantit Shaban Palluzha. Me pas Azem Hajdinin e mobilizojne dhe e dergojne ne Tivar ku edhe perjetoi masakrat e njohura te 31 marsit 1945. Pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore Azemi ne fillim punon nepunes ne keshillin e vendit ne Qirez te Drenices. Pa shkeputje nga puna mbaroi shkollen fillore shkollen e mesme dhe Fakultetin Juridik Ekonomik. Azem Hajdini-Xani ka botuar 8 libra qe i kushtohen kryesisht masakres se Tivarit luftes se Shaban Palluzhes per liri e clirim kombetar si dhe ngjarjeve me peshe te levizjes sone kombetare. Per kontribut te vecante ne jeten tone shoqerore e politike eshte nderuar me mirenjohje te vecanta nga institucionet dhe shoqatat kombetare te Kosoves.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›