E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manaj Dialogu me Serbine ne perputhje me Kushtetuten

Prishtine Zv.kryeministri i Kosoves tregon piketat e bisedimeve

Zevendeskryeministri i qeverise se Kosoves Rame Manaj priti ne nje takim pune zevendesin e perfaqesuesit civil nderkombetar Kristofer Rouan me te cilin biseduan rreth axhendes se miratimit te ligjeve nga ana e Kuvendit te Kosoves zhvillimet politike ne vend bashkepunimin me vendet e rajonit dhe pergatitjeve per dialogun me palen serbe. Duke u fokusuar ne bashkepunimin rajonal zevendeskryeministri Manaj theksoi se shteti i Kosoves angazhohet per bashkepunim me vendet fqinje perfshi edhe Serbine ne ceshtje te interesit te perbashket dhe ne kuader te proceseve integruese ne Bashkimin Europian. Bisedimet me palen serbe do te behen duke respektuar Kushtetuten e Kosoves si dhe Planin e Presidentit Ahtisari qe nenkupton mosndryshimin e kufijve dhe integritetin territorial. Per te gjitha ceshtjet e tjera Kosova eshte e interesuar e gatshme dhe e pergatitur qe te bisedoje dhe gjeje zgjidhje te pranueshme. Zevendesi i perfaqesuesit civil nderkombetar Rouan e siguroi zotin Manaj se qeveria e Republikes se Kosoves do te kete mbeshtetjen dhe ndihmen ne sundimin e ligjit ne permbushjen e standardeve te kerkuara nga BE-ja ne raportin e progresit ne kapercimin e problemeve me CEFTA-n dialogun e pritur me Serbine dhe ndihmen ne proceset integruese ne BE perfshi fillimisht liberalizimin e vizave. Zevendesi i PCN-se u pajtua qe axhenda e dialogut te jete ne perputhje te plote me Kushtetuten e Republikes se Kosoves dhe Planin e Presidentit Ahtisari thuhet ne nje njoftim nga kabineti i zevendeskryeministrit Rame Manaj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›