Vdis nje here pa te te dua

Sa kohe jetonte ne kete bote pothuajse askush nuk u kujtua per te. Nuk u kujtua as per krijimtarine e tij letrare per poezine e tij brilante sic shprehet dikush tani pas vdekjes as per jeten e tij te varfer deri thjesht ne mbijetese
Para pak kohesh u nda nga jeta poeti Jamarber Marko. I biri i Petro Markos se madh.
I biri i atij qe u persekutua pa pike meshire nga sistemi komunist. Personalisht e vleresoj me te medhenjte ne letersi. Po le te kthehemi tek i biri Jamarbri. Sapo ai u nda nga jeta disa nxituan te shkruanin per te me ngut me vleresime hyjnore. Te njohur e te panjohur. Poete dhe jo poete. Letrare dhe pseudoletrare. Te ndershem e spekulante. E vleresonin si nje nder poetet tane me te medhenj me te talentuar. Tani pas vdekjes.
Sa kohe jetonte ne kete bote pothuajse askush nuk u kujtua per te. Nuk u kujtua as per krijimtarine e tij letrare per poezine e tij brilante sic shprehet dikush tani pas vdekjes as per jeten e tij te varfer deri thjesht ne mbijetese. As nga keta qe shkruan pas vdekjes se tij. Le me ta vleresonin per krijimtarine e tij cilesore. Vetem nje gazete shkroi nje shkrim per te. Vetem per gjendjen e tij ekonomike. Edhe ajo tani kohet e fundit kur jeta e poetit po fashitej. Edhe ajo ndoshta per sensacion. Ndoshta edhe ndershmerisht duke pare jeten e tij tejet te varfer. Atehere cishte ajo qe e zgjoi kete varg njerezish per te shkruar per te dhe per ta ngritur ne qiell Dhe pothuajse per tu fashitur si nje flake kashte vetem pas disa ditesh Natyrisht vdekja ikja nga kjo jete. Pa mohuar aspak njerezit e ndershem dhe qellimin e tyre fisnik gjithe kjo situate te le nje shije te hidhur ne buze. Nuk ka pike dyshimi eshte shfaqur hipokrizia me filozofine e saj te njohur Vdis nje here pa te te dua.
Nuk dua kurrsesi te bashkoj me keto daulle zhurmuese njerezit e vertete njerezit fisnike. Ata folen ndryshe. Ashtu sic dine te flasin njerezit e medhenj. Ja njeri prej tyre. Poeti yne i madh Ali Podrimja e perjetesoi Jamarbrin ne nje poezi brilante. Pa zhurme e buje. Natyrshem sic di te shkruaje ai. Ashtu sic perjetesoi edhe aktorin e madh shqiptar me fame boterore Bekim Fehmiun para dy muajsh ne nje poezi enkas per te. Me art. Me vlere. Me dinjitet.
Dicka qe me ka mbetur ne kujtese me detyron te kthehem pas.
Pas viteve nentedhjete mora pjese ne nje ceremoni per perkujtimin e nje poeti te persekutuar. U habita kur ndermjet pjesemarresve vura re edhe njerin prej persekutoreve te njohur te poeteve ne kohen e komunizmit. I vuri edhe lule mbi varr. Edhe foli. E ngriti ne qiell per vlerat e tij ne poezi. Ai persekutori i tij dhe i te tjereve ishte gati te derdhte edhe lot. E shihja dhe mendoja Vertet mund te jete kaq e pacipe hipokrizia e njeriut
Ajo ishte shfaqur serish. Serish me filozofine e saj Vdis nje here pa te te dua.
Te te vleresoj Te te ngre ne qiell. Te te bej hero.
Eumlshte nje hipokrizi qe kushton lire.
Kane kaluar njezet vjet nga shkeputja jone prej sistemit komunist. Vorbullen e tij natyrshem e perjetuan edhe poetet shkrimtaret artistet. Njerezit e medhenj te kombit. Por jo te gjithe njelloj. Nje pjese e tyre ajo pjesa me karakter me te dobet sherbetoret fanatike te atij sistemi u futen edhe ne krim. Ndaj kolegeve te tyre. I perndoqen i gjurmuan i denuan. Me deshmite e tyre te rreme dashakeqe. Por asnjeri prej tyre as tani pas njezet vjetesh nuk ka kerkuar falje ndaj viktimave te tij. Vetem se ka hipokrizuar. Eumlshte shfaqur i dashur e i dhembshur me ate qe e ka denuar pa te drejte sistemi i kaluar.
Fajin e sistemit e nxjerrin ne treg. Fajin e tyre e fshehin. Kjo tregon se ata kane qene te ndergjegjshem per krimet e tyre dhe se nuk jane penduar per asgje. Vetem hipokrizojne.
Natyrisht sistemet e diktaturave ashtu si edhe lufta prodhojne njerez te dhunshem. Ne kete kuptim keta sisteme e perzhitin e tjetersojne karakterin e njeriut. Por kjo eshte njera ane.
Ana tjeter eshte se jane pikerisht keta njerez qe e bejne djallin me te zi se sa eshte ne te vertete. Nese sistemet politiko-shoqerore ndikojne tej njerezit jane njerezit ata qe behen kriminelet e sistemit. Zuzaret nuk mungojne ne asnje sistem.
Jane keta zuzare qe dikur mohonin edhe Nene Terezen. Vetem se ajo ishte fetare. Edhe pse e nderonte dhe i binte ne gjunje e gjithe bota. Jane po keta qe mohonin edhe lirikun tone te madh Lasgush Poradecin se ai nuk e donte sistemin komunist. Edhe Petro Markon. Edhe...
Ndersa tani i ngrene ne qiell per vlerat e tyre njerezore dhe intelektuale.
Hipokrizia kamuflohet per tu bere edhe me hipokrite.
Me mikun tim shkrimtarin e njohur per femije Aleko Likaj qe jeton ne France po diskutonim per nje shkrim te te mirenjohurit Roland Gjoza. Per shkrimtaret e shperndare ne te kater anet e globit dhe per intelektualet shqiptare qe po bejne emer neper bote. Por qe nuk kujtohet askush per ta. Dikush ndoshta edhe gezohet qe nuk i ka neper kembe ne atdhe. Ndoshta sic thote edhe Rolandi ndonje dite kur ndonjeri prej ketyre bijve te larguar mund te jete edhe kandidat per cmimin Nobel dikush do te kujtohet e do thote se ai eshte me origjine shqiptare. Ose kur ndonjeri prej tyre do ike nga kjo bote dikush nga ata te zakonshmit do beje serish zhurme. Do ta ngreje ne qiell. Do ta quaje njeri qe veshtire se mund ti vije serish ketij vendi. Poet artist intelektual te elites boterore. Njeri te madh. Do te derdhe edhe lot. Per ta harruar shpejt.
Hipokrizia vazhdon. Me hipokrite se me pare.
Flas per njerezit. Per hipokrizine e tyre te njohur Vdis nje here pa te te dua.
Sa per shtetin Shteti yne i ka harruar edhe te gjallet edhe te vdekurit.