Nishani-McNally diskutohet per bashkepunimin ne fushen e ekstradimeve dhe leterporosive

Me ftese te Sekretarit te Shtetit per Drejtesine Lord Chancellor Kenneth Clarke ministri i Drejtesise z. Bujar Nishani mori pjese ne hapjen e Vitit ligjor ne Angli dhe Uells ceremoni ne te cilen moren pjese gjyqtare te larte te vendit si dhe te BE-se dhe ku ishin te ftuar ministrat e Drejtesise. Ne kete vizite z. Nishani u prit ne nje takim te vecante nga ministri i Shtetit per Drejtesine Lord McNally me te cilin u diskutua bashkepunimi dypalesh kryesisht ne fushen e ekstradimeve te leterporosive te sistemit penitenciar dhe Sherbimit te Proves. Ministri Nishani falenderoi nga ana e tij Lordin McNally per bashkepunimin dhe ndihmen qe ka ofruar Britania e Madhe ne fushen e drejtesise dhe vecanerisht ne ate te Sherbimit te Proves. Nga ana e tij Lord McNally vleresoi arritjet e Shqiperise dhe konsolidimin e shtetit te se drejtes si dhe shprehu vleresimin per procesin e integrimit e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Dy bashkebiseduesit konfirmuan gjithashtu gatishmerine e thellimit te metejshem te bashkepunimit ne fushen e drejtesise.