E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurot false goditet organizata shpallet ne kerkim kreu i saj

Policia e Durresit arreston pjesetaret e nje grupi qe merrej me qarkullimin e monedhes se rreme. Dyshohet se eurot ishin futur nga Italia kerkohet ndihma e antikrimit homolog

Mijera euro te falsifikuara te prerjes 20-she dhe 50-she dyshohet te jene futur nga Italia ne Shqiperi ndaj nje grup specialistesh te Policise se Shtetit jane vene ne ndjekje per zbulimin e autoreve dhe te rruges qe kjo monedhe ka bere. Ky hetim beri te mundur edhe zbulimin e nje prej grupeve me te rrezikshme qe merrej pikerisht me qarkullimin e euros false. Goditja u be dje ne qytetin e Durresit ku dy pjesetare u vendosen ne pranga kurse personi i cilesuar kreu i saj eshte shpallur ne kerkim. Referuar njoftimit zyrtar policia e qarkut te Durresit ka arrestuar mengjesin e djeshem anetaret e nje organizate kriminale qe merrej me falsifikimin e parave. Operacioni i koduar Vollga coi gjithashtu ne sekuestrimin e dy mije eurove te falsifikuara te gjitha ne prerje 20-she. Sipas burimeve personat e arrestuar jane Romeo Cuka dhe Rigels Maksuti te cileve gjate kontrolleve u eshte gjetur edhe nje pistolete. Burimet saktesojne se nje tjeter person shtetasi E. Greca qe konsiderohet si kreu i grupit eshte shpallur ne kerkim. Ato shtojne me tej se cilesia e parave te falsifikuara ishte e larte. Nisur nga ky detaj i fundit specialistet mendojne se duhet te jete e konsiderueshme shuma qe eshte hedhur ne levizje me ane te tregut te zi. Per kete arsye hetime po kryhen jo vetem ne qytetin e Durresit por ne kryeqytet e shume pika te tjera ku mendohet se kjo monedhe eshte shitur. Nga ana tjeter specialistet e luftes kunder krimit te organizuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit kane marre kontakte me homologet e tyre ne vendet fqinje. Nisur edhe nga rasti i para disa diteve ku policia goditi nje grup falsifikatoresh te cilet kishin bere plan te fusnin nga Maqedonia rreth nje milion euro false eshte pare i domosdoshem bashkepunimi me vendet fqinje prej nga vijne edhe parate e falsifikuara. Te dhenat e deritanishme tregojne se grupe kriminale shqiptare jane lidhur me banda te vendeve fqinje qe posedojne shuma te medha te eurove false. Megjithate nje zyrtar i larte i Policise se Shtetit tha per standard se situata eshte nen kontroll dhe se shume individe me tendenca per te realizuar operacione te tilla kriminale jane mbajtur ne vezhgim te plote sikurse nuk ka munguar sinjalizimi i bankave me qellim rritjen e gatishmerise per te mos lejuar futjen e monedhave te tilla ne qarkullim duke perdorur menyra te komprometimit te punonjesve. Monedhat false shpesh kane gjetur terren ne vendin tone por mendohet se ato per cdo rast kane qene ne shuma te vogla te cilat nuk kane shkaktuar deme te medha ose Shqiperia eshte perdorur si rruge kalimi e ngarkesave te tilla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›