E Diel, 1 Nëntor 2026

u zbulua nga termeti i 200-s

Ne 2 tetor 2010 perfundoi Fushata e shtate e germimeve arkeologjike italo-shqiptare te realizuara nen drejtimin e prof. Afrim Hotit dhe prof. Sara Santoros. Ne germimet e fundit qe jane realizuar nga nje grup i perbashket studiuesish dhe arkeologesh te ISHA si dhe nga Universiteti Gabriele dAnnunzio ne Chieti-Pescara i cili qe nga ky vit ka zevendesuar Universitetin e Bolonjes jane synuar sondazhet qe percaktojne raportet kronologjike dhe funksionale te palatium-it te ndertuar mes rrenojave te amfiteatrit ne shek. XII-XIII dhe te shkaterruar gjate termetit te madh te vitit 1273

Ne 2 tetor 2010 perfundoi Fushata e shtate e germimeve arkeologjike italo-shqiptare te realizuara nen drejtimin e prof. Afrim Hotit dhe prof. Sara Santoros. Pas pese fushatave 6-javore 2004-2008 ekspedita 2010 njelloj si vitin e kaluar ka zgjatur vetem tri jave per shkak te financimit te kufizuar nga ana e Ministrise se Puneve te Jashtme te Italise ndersa kete vit ka pasur nje mbeshtetje financiare nga ana e Institutit Shqiptar te Arkeologjise ISHA. Ne germimet e fundit qe jane realizuar nga nje grup i perbashket studiuesish dhe arkeologesh te ISHA si dhe nga Universiteti Gabriele dAnnunzio ne Chieti-Pescara i cili qe nga ky vit ka zevendesuar Universitetin e Bolonjes jane synuar sondazhet qe percaktojne raportet kronologjike dhe funksionale te palatium-it te ndertuar mes rrenojave te amfiteatrit ne shek. XII-XIII dhe te shkaterruar gjate termetit te madh te vitit 1273. Gjate dy ekspeditave te fundit jane nxjerre ne drite themelet e nje tjeter ndertimi qe datohet ne shek. IX dhe jane vezhguar mure te tjera qe i perkasin nje strukture me karakter banimi dhe prodhimi te ndertuara me nje bazament radhesh prej guri dhe qe i perket shek. VII-VIII. Mes ketyre fazave te ndertimit eshte zbuluar nje furre e prodhimit te qeramikes. Per restaurimin e ketyre strukturave po punon ekipi i prof. Varagnolit i cili ne javen e pare te germimeve zhvilloi edhe takimet perkatese me specialistet dhe drejtorin e Institutit te Monumenteve te Kultures prof. Apollon Bace.

Behet fjale per nje periudhe te erret dhe konfuze te historise se Durresit dhe te gjithe Shqiperise dhe te dhenat e fundit te ekspedites behen mjaft te rendesishme duke vene ne dispozicion te studiuesve nje seri materialesh dhe strukturash ndertimore te mbivendosura ne shekuj qe hedhin drite ne historine e jetes qytetare nga periudha romake deri ne ditet e sotme

Durresi si nje qytet qe eshte rritur mbi vetveten. Nje ekip arkeologesh dhe studentesh nga Universiteti Chieti-Pescara nen drejtimin e dr. Elvana Metalles nga ISHA punon intensivisht per botimin shkencor te qeramikave te zbuluara. Analiza arkiometrike dhe restaurime te tjera te objekteve metalike po realizohen ne laboratoret e universitetit italian si dhe nga prof. Frederik Stamati ne laboratorin e ISHA. Rezultatet e germimeve 2006-2008 jane ne proces botimi ne Vjetarin e Shkolles Arkeologjike italiane te Athines 2009 e njejta gje edhe per vellimin e dyte te kolanes Dyrrachium qe u kushtohet germimeve te shpetimit te realizuara gjate periudhes 2001-2007 nga Departamenti i Arkeologjise se Durresit DAD e ku ne disa prej tyre misioni arkeologjik italian ka kontribuar me mbeshtetje teknike-shkencore.

Tri jave germime jane nje kohe e shkurter per te nxjerre perfundime te plota ne nje zbulim kaq kompleks shume prane godinave te banimit ndersa fillimisht na u desh ti kushtonim mjaft kohe edhe pastrimit te pjeses se germuar nga sasia e mbeturinave te hedhura gjate vitit. Per kete motiv ne marreveshje me Institutin e Monumenteve te Kultures dega Durres administraten e bashkise dhe shkollen Vincens Prenushi drejtuesit e ekspedites kane ndermarre nje nisme didaktike per sensibilizimin e nxenesve dhe permes tyre te te gjithe qytetareve me sloganin Te kujdesemi per historine tone. Nxenesit e klasave te larta do te pastrojne periodikisht hapesiren e germimit pasi te informohen mbi domethenien historike te strukturave te zbuluara duke deshmuar keshtu respektin dhe kujdesin per monumente qe mund te kthehen ne nje burim te madh ekonomik turistik per Durresin.

Ne muze pavijon me zbulime te rralla

Historian durrsak prof. Fatos Tartari ka sjelle per kureshtaret dhe vizitoret e shumte te fushes se arkeologjise dhe historise se fundmi pavijonin me te ri dhe guiden Artemisa ne Dyrrah ne qarkullim ne gjuhet shqipe dhe angleze duke rritur keshtu interesimin e publikut per figurinat prej balte te ekspozuara ne muzeun arkeologjik te Durresit. Prof. Tartari tha per standard Si bashkedrejtues i projektit franko-shqiptar per studimin dhe restaurimin e figurinave te zbuluara ne fillim te viteve 1970 dy botimet e fundit vijne pas publikimit ne vitin 2009 te kesaj guide ne gjuhen franceze Artemisa ne Dyrrah sjell materiale te pergjithshme mbi historine e qytetit antik duke u ndalur vecanerisht ne germimet e arkeologut Vangjel Toci ne Kodrat e Dautes ku gjate ekspeditave te viteve 1970-1971 u zbuluan mbi 5 tone objekte te periudhave klasike helenistike dhe romake mes te cilave mbizoterojne figurinat e grave prej balte te pjekur enet dhe monedhat. Prof. Tartari tha Aktualisht nje pjese e ketyre objekteve jane ekspozuar ne muzeun e ri arkeologjik te Durresit dhe qysh nga viti 2003 nje mision i perbashket franko-shqiptar po punon per pergatitjen e nje botimi te plote te gjetjeve ne Kodren e Dautes prane se ciles sipas te gjitha gjasave ndodhej sanktuari i hyjnise se Artemises. Aktualisht projekti qe po zbatohet nga Instituti i Arkeologjise ne Tirane Shkolla Franceze e Athines dhe Universiteti i Liles France eshte vleresuar me cmimin e pare CLIO 2005 cmim i cili mundesoi edhe botimin e fashikullit te guides ne gjuhen shqipe. Prof. Tartari tha se ne 28 faqet e guides se publikuar tashme ne tri gjuhe ka informacion te bollshem per jeten ekonomike e sociale te qytetit ilir te Durresit foto te objekteve arkeologjike si dhe planimetri te vendndodhjeve te monumenteve kryesore te zbuluara apo qe ndodhen nen siperfaqe ne qytetin 3000-vjecar. Guidat arkeologjike jane mundesuar edhe nga mbeshtetja financiare e Ambasades se Frances ne Tirane duke sjelle risi edhe ne fushen e turizmit arkeologjik ku edhe kete vit nuk munguan vizitoret e shumte vendas dhe te huaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›