Veber kryeson në provat zyrtarepër çmimin e Madh të Belgjikës
BELGJIKE- Mark Veber ka marrë pole-positionin në çmimin e Madh të Belgjikës, duke treguar edhe njëherë se ky është viti i Red Bull në Formula 1. Piloti australian ka mundur të lërë pas Ljuis Hamilton me MekLaren dhe Robert Kubica me Reno. Ndërkohë, vendi i katërt në nisje i ka takuar pilotit tjetër të Red Bull, Sebastian Fetel, i cili ka lënë pas Xhenson Baton dhe Felipe Masën. Pas një dominimi në provat e lira, skuderia Ferrari është transformuar në provat zyrtare, duke qenë shumë larg kohëve të dhëna nga Red Bull e MekLaren.
Shqetësimi më i madh i skuderisë kokëkuqe është Fernando Alonso, i cili lufton për titullin kampion. Por, spanjolli do të niset vetëm nga vendi i 10-të në garën e së dielës. Botërori i Formula 1 udhëhiqet nga piloti i Red Bull Mark Veber me 161 pikë, i ndjekur nga Hamilton me 157, Fetel me 151, Baton me 147 dhe Alonso me 141. Përveç garës, një tjetër element që ka shkaktuar polemika këtë fundjavë ka qenë pjesa anësore e makinave Ferrari dhe Red Bull, që sipas drejtuesve të MekLaren janë të parregullta.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)