Veçantia ballkanike
Një tabloid britanik e ngriti standardin për shkrime bombastike, kur njëherë i atribuoi vetes rizgjedhjen e qeverisë konservative, me titullin kryesor: "Është ‘The Sun‘ ajo që e fitoi". Këtë javë udhëheqësit e Bashkimit Evropian po merrnin atribute për një zgjedhje tjetër: suksesi i papritur i koalicionit proevropian i udhëhequr nga Presidenti serb, Boris Tadiç, në zgjedhjet e përgjithshme më 11 maj. Serbët kishin "zgjedhur qartë Evropën", tha ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner. Zhan Marinus Uiersma, anëtar holandez i Parlamentit Evropian, deklaroi se zgjedhjet ishin "një formë e referendumit, ku qytetarët dhanë përkrahjen e tyre drejt anëtarësimit të ardhshëm të shtetit në BE".
Kjo mund të jetë pak e parakohshme. Është e vërtetë që blloku i Tadiçit quhet "Koalicioni për një Serbi Evropiane". Përkrahësit e tij valëvitën flamurin me yje të artë të BE-së. Por Tadiç nuk fitoi plotësisht dhe ka shumë rëndësi se cilat parti do të përfundojnë në koalicionin e qeverisë së re. Nëse partitë e gabuara e thurin një marrëveshje së bashku, mund ta çojnë Serbinë në izolim edhe më të thellë. Megjithatë do të ishte absurde të mohohet se BE-ja luajti një rol në këto zgjedhje. Qeveritë evropiane u pajtuan t‘i ofrojnë Serbisë koncesione (ndoshta simbolike) brenda kohës, vetëm disa ditë para votimeve. "Serbët mund të ndihen të ‘poshtëruar‘ që 19 shtetet kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pasi provinca u shkëput në shkurt", thotë një diplomat. Por BE-ja gjithashtu u kujtoi atyre se Evropa është për gjëra të mira, si për shembull liria për të udhëtuar. Nëse nuk ka qenë bash "Evropa ajo që e fitoi", qeveritë evropiane së paku dërguan një sinjal, që më parë do ta kishin Serbinë në klub se sa kjo të vlojë rrezikshëm jashtë saj. Kjo është e vërtetë edhe për fqinjët e Serbisë në Ballkanin Perëndimor, të cilët po mbahen gjallë me lehtësime të vizave e këso gjëra dhe po sigurohen se kënaqin një "perspektivë evropiane" (zhargon i Brukselit për anëtarësim eventual).
Gjithçka duket paksa pragmatike, madje shumë bujare. Dhe kjo është e çuditshme, sepse kur është në pyetje zgjerimi në përgjithësi, anëtarët më të vjetër të klubit janë në humor të keq. Nuk është vetëm e ardhmja ajo që shkakton alarm. Gatishmëria është sulfurore rreth Rumanisë e Bullgarisë, që u bënë anëtare në vitin 2007. Bullgaria tashmë ka parë ngrirjen e dhjetëra miliona fondeve të BE-së, për shkak të frikës së mashtrimeve. Numri i ndihmave të pezulluara mund të arrijë në miliarda. Qeveria e re italiane po flet keq për imigrantët nga Rumunia. Sondazhi i fundit për zgjerim i "Eurobarometrit" tregoi përkrahjen e shumicës për lejimin e vetëm një shteti: Kroacisë, një vend i përparuar relativisht, plazhet e të cilit janë të mbushur me italianë e gjermanë cërcëritës çdo verë. Kroacia është në rrugë të bashkimit në vitin 2010 apo 2011. Edhe më paradoksale, disa nga shtetet që janë më entuziaste për lejimin e Serbisë dhe të të tjerëve, kanë votues, të cilët janë të alarmuar nga zgjerimi. Italia, me fobinë ndaj imigrantëve, udhëheq (bashkë me Greqinë) argumentin se BE duhet të jetë fleksibile me kërkesat e saj që Serbia të kooperojë me paditësit që ndjekin kriminelët e luftës. Austria ka lobuar pa u lodhur për pjesët ballkanike të ish-Perandorisë Austro-Hungareze, duke filluar me Kroacinë.
Por, votuesit austriakë me shumicë tani kundërshtojnë lejimin e cilitdo shteti ballkanik pos Kroacisë (dhe një 81% i madh janë kundër anëtarësimit të Turqisë). Ministrat francezë mund të gëzohen që votuesit e Serbisë zgjodhën Evropën, por në vitin 2006 Franca po shtynte idenë se një zgjerim i ardhshëm duhet të matet sipas "kapacitetit absorbues" të BE-së, një term i mjegulluar rrezikshëm që përfshin "perceptimet" e votuesve. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, publikisht kundërshton anëtarësimin e Turqisë. Nëse zgjerimi nuk është aq i dashur, pse aq shumë udhëheqës të BE-së i duan atributet për vete kur është fjala për votimin e Serbisë për Evropën? Ka dy shpjegime të lidhura. E para është se mbajtja hapur e derës për shtetet e Ballkanit si Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe të tjerët nuk përfshinë përkrahje për zgjerim në përgjithësi, është një strategji specifike për të ndaluar jostabilitetin e mëtejshëm në oborrin e prapmë të Evropës. Dhe e dyta është se zgjerimi kryesisht punon në këtë mënyrë. Shkrirje, jo zgjerim. Zgjerimi si projekt gjeneral nuk ekziston.
Lëvizjet për të zgjeruar BE-në më shpesh janë përgjigje ndaj krizave të caktuara, dhe këto ndezin zënka të mëdha gjersa nuk bëhet e qartë se nuk ekziston ndonjë alternativë tjetër (me përjashtim të zgjerimit të vitit 1995 për të marrë Finlandën, Suedinë dhe Austrinë). Greqia u pranua të lidhet me Perëndimin në vitin 1981, edhe pse gjithkush pati frikë se ajo nuk ishte gati. U deshën nëntë vjet të argumenteve për të pranuar Spanjën dhe Portugalinë, në mes të thirrjeve alarmante (më të zhurmshmet ishin në Francë), për shkak punëtorëve të lirë iberianë dhe produkteve të fermave. Në dhjetor të vitit 1989, kur regjimet komuniste po binin përgjatë tërë Evropës Lindore, Presidenti francez, Miteran, propozoi që ish-shtetet e Paktit të Varshavës duhen të thirren të bashkohen në një "Konfederatë Evropiane" të lirë. Shpresat për BE të Bullgarisë dhe Rumanisë u bënë bindëse vetëm gjatë krizës së vitit 1999 në Kosovë, kur hapësira ajrore e tyre iu desh aeroplanëve të NATO-s për ta bombarduar Serbinë. Serbia e sotme dhe kandiduesit e tjerë nga Ballkani mund të mos jenë raste të lehta. "Por pranimi i tyre nuk vë pyetje ‘ekzistenciale‘ për BE-në", thotë një diplomat, "vetëm duhet punë e rëndë për të ndërtuar qeveri të pastra e të afta".
Negociatorë të Kroacisë flasin butë për një "shkrirje" në vend të "zgjerimit" në ditët e sotme. Kandidatët më të mëdhenj për BE, posaçërisht Turqia e Ukraina, nuk mund ta bëjnë këtë. Zgjedhja në Serbi ka mundur të jetë shumë më keq. Një fitore grusht për nacionalistët e ligë do ta kishte vonuar seriozisht zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Por përkrahësit e pranimit të Turqisë thonë se duhet shmangur festimi i parakohshëm. Ballkani Perëndimor mbetet rast i veçantë. Zgjerimi, si çështje më e gjerë, nuk ka qenë fitues këtë javë.