Durrës, njihuni me Miss & Mister Turizmi 2013
DURRËS- Dy të rinj 17-vjeçarë janë shpallur mbrëmjen e kaluar Miss dhe Mister Turizmi 2013, një veprimtari që është kthyer në traditë verore të qytetit të Durrësit.
Agerta Malaj dhe Bajram Kastrati janë nxënës në shkollën e mesme "Rilindja" të qytetit bregdetar dhe janë nderuar me çmimin më të lartë të bukurisë në spektaklin e zhvilluar në pistën "Marina", një nga bizneset e reja turistike të Durrësit antik.
Myzejen Konduri, drejtore e veprimtarisë tha se konkurrentët, djem e vajza kanë zhvilluar gjashtë sfilata përballë shikuesve të shumtë, duke fituar duartrokitje të merituara për performancën dhe cilësinë artistike.
Sipas të njëjtit burim, gjatë shfaqjes u vlerësuan edhe disa të rinj të tjerë, që merituan çmimet "Mis e Mister Plazhi", "Mis Sirena" dhe "Mister Princi 2013", ndërsa një çmim i veçantë, "Luga e artë", shkoi për vajzën më të dalluar në përgatitjen e pjatës tradicionale.
Konduri tha se stafi i spektaklit ka punuar afro 2 muaj për realizimin e kësaj shfaqje verore, që është kthyer në traditë.
(m.a/ata/BalkanWeb)