E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet autori i vrasjes se trefishte ne Vlore

Asnje nga viktimat nuk kishte lidhje me vrasesit dhe te tre plazhistet u vrane rastesisht. Vrasesi i dyshuar quhet Delin Hajdaraj dhe eshte 22 vjec, nga lagjia 1 Maj e Vlores. Ai ka qene ne local se bashku me nje shokun e tij, Leo Osmanin, 19 vjec nga po e njejta lagje e Vlores. Ndersa te ishin ne lokal, motra e Leo Osmanit i ka lajmëruar se po ngacmoheshin nga disa persona ne plazh. Reagimi ka qene i menjehershem i te dyve. Ndersa 19 vjecari Leo Osmani ka zbritur ne plazh dhe ka nisur te zihet me grushta, Delin Hajdaraj ka shkuar ne makinen e tij, ku kishte fshehur automatikun. Sapo eshte afruar prane vendit te ngjarjes ka qelluar me disa bresheri. Nga breshëria e automatikut kanë mbetur të vrarë 35 vjecari Sokol Isufaj, 20-vjeçari Serdi Bajlozi, qe lahej ne det dhe 40-vjeçarja Diana Ademi, e cila sipas deshmitareve ishte ne gjume kur u vra. Menjehere pas vrasjes Delin Hajdaraj eshte larguar me makine dhe 1 km larg vendit te ngjarjes ka hedhur armen e cila eshte gjetur me pas nga policia.  Leo Osmani per momentin ndodhet ne qelite e paraburgimit te Vlores, ndersa vrasesi eshte shpallur ne kerkim. Mesohet se per vrasjen jane pyetur rreth 100 persona, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre dhe detaje për krimin. Policia ben me dije se do te jape te dhena te metejshme ne një konferëncë shtypi. 

Të afërmit e Sokol Isufajt: Nuk kishte lidhje me sherrin në plazh, ishte person pa probleme Të tronditur nga ngjarja ku mbeti i vrarë Sokol Isufaj, fqinj dhe të afërm perjashtojne mundesine qe ai te ishte perfshire ne nje sherr gjate pushimeve. Reagimi për ngjarjen e rëndë bëhet me i fortë pas spekulimeve për motivin e vrasjes së 34 vjecarit.  Ne anen tjeter, lidhja me vrasjen e deputetit të Rroskovecit Fatmir Xhindi është nje absurditet sipas tyre. Sokol Isufi është babai i dy fëmijëve. Ai ishte me profesion elektricist dhe punonte bashke me të atin.
Plazhistët pas ngjarjes makabër në Vlorë  Përveç viktimave masakra e Vlorës ka lënë të traumatizuar plazhistë të shumtë që po pushonin në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë. Ngjarje si kjo sipas vlonjatëve sjellin frikë dhe pasiguri në qytet pasi fenomene të tilla mund të përsëriten më mes të ditës.  Më të shqetësuarit duket se janë operatorët turistik pasi i druhen largimit të turistëve dhe heqjes së Vlorës nga lista vendeve të përzgjedhura për pushime e verës.  Vrasja makabre ndodhi ditën e dielë në një nga plazhet e Vlorës ku gjetën vdekjen 3 persona. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›