E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, të mërkurën seanca e fundit e sesionit pranveror

PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës, të mërkurën në 31 korrik, do të mbajë seancën e fundit plenare të sesionit pranveror, para se deputetët të shkojnë në pushim vjetor, ku do të shqyrtohen dhjetë projektligje.

Sesioni vjeshtor, fillon të hënën e dytë të muajit shtator, vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e drejtuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.

Në seancën e të mërkurë parashihet të ratifikohen tre marrëveshje ndërkombëtare të lidhura nga Qeveria e Kosovës, mes të cilave Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime që rregullon aktivitetet e Bankës Evropiane për Investime në Kosovë.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›