E Diel, 1 Nëntor 2026

Vecchino profesori i kenges italiane fiton Sanremon

/ /

Roberto Vecchino u shpall mbremjen e se shtunes fituesi i edicionit te 61-te te Festivalit te Sanremos. Profesori i muzikes italiane ka arritur te lere pas Emman dhe Al Banon me kengen e tij Chiamami ancora amore Me therrit serish i dashur. Megjithe zhurmen qe u be gjate diteve te festivalit per televotimin Vecchino ka arritur te triumfoje. Ia dedikoj kete fitore popullit italian qe une e dua deri ne vdekje dhe grave qe jane shume te rendesishme dhe qe jane shume me te mira se burrat shume here u shpreh kengetari perpara se te kendonte per here te fundit ne skenen e Aristonit. Naten e pare isha i emocionuar por ne ato 4 minuta nuk jam ndjere kurre vetem sepse e dashur ishte ajo fija qe me lidh me ty prej 30 vjetesh tha Vecchino duke mallengjyer gjithe publikun. Kantautori ka marre edhe cmimin e Kritikes qe mban emrin e Mia Martinit cka do te thote qe si pak here publiku dhe juria e festivalit ishin ne nje mendje. Pasi falenderoi prezantuesit e festivalit Gianni Morandi dhe dy modelet Elisabetta Canalis dhe Belen Rodriguez perpara se te kendonte kengen sic e do tradita tha me shaka Tanime e kam kenduar 6 here... Do qe te kendoj Luci a San Siro. Por festivali ka rregulla fituesi duhet te celebroje suksesin e tij duke kenduar kengen fituese sipas vendimit. E para se te fillonte shtoi Nuk e prisja kurre.... mes finalisteve ai cka cuditi te gjithe ishte Al Bano. Kengetari u eliminua nga juria per tu rifutur ne gare fale votimit te publikut. I mbaj brenda emocionet. Jam i qete perpara se te kendonte per here te fundit. Ky edicion i Sanremos ka njohur nje shikueshmeri me te larte krahasuar me ate te nje viti me pare dhe i kenaqur nga shifrat drejtori i Rai Uno Mauro Mazza i ka propozuar Morandit te prezantoje edhe edicionin e vitit te vjen. Faleminderit Gianni Do te te bezdis serish mesohet ti kete thene kengetarit drejtori i Rai Uno-s teksa eshte shprehur per mediat italiane se ky edicion nuk kishte per te qene i tille nese nuk do te kishte qene Morandi dhe se tashme ai eshte duke krijuar skemen per vitin e ardhshem. Ndersa kengetari eshte shprehur se ai nuk eshte nje prezantues dhe se arsyeja pse pranoi kete vit ishte thjesht te jepte nje kontribut ne ngritjen e Sanremos. Ai nuk mund te mos falenderonte bashkepunetoret e tij te ngushte dy bukuroshet Rodriguez dhe Canalis por dhe dy komiket Luca e Paolo qe u hodhen pak kripe neteve te festivalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›