Inva Mula sukses me Violeten ne Kine
Sopranoja me fame boterore Inva Mula ka korrur perseri duartrokitjet dhe admirimin e artdashesve kineze kete here me interpretimin e shkelqyer ne rolin e Violetes ne operen Traviata te Xhuzepe Verdit. Vene ne skene nga Teatri Nacional i Artit ne Pekin ne nje version krejt te ri nga Henning Brokhaus regjisor dhe dramaturg i famshem gjerman opera e njohur e Verdit ka qene nje surprize e bukur per sopranon shqiptare e cila pervec nje skene moderne dhe origjinale ka gjetur si pjese te ekipit edhe mjeshtrin e madh te kenges lirike baritonin spanjoll Huan
Pons me te cilin ka pasur disa bashkepunime. Inva Mula ka performuar ne rolin e Violetes ne dy shfaqje ku naten e pare ka pasur si partner ne rolin e Alfredos tenorin e ri por te spikatur italian Leonardo Caimi dhe Huan Pons ne rolin e babait te Alfredos. Ndersa ne naten e dyte perkrah Inva Mules kane interpretuar dy nga artistet me te shquar kineze te Teatrit te Operes Ding Yi dhe Liao Chaoyong. Sic eshte shprehur vete Inva per shtypin e ketushem produksioni i Traviates nga Teatri Nacional i Pekinit ka qene nje nder me te miret qe jane vene ne skenat boterore. Nje nder risite e tij ka qene efekti i vecante vizual me skenen qe ndryshohej si ne nje prodhim kinematografik ndersa nje pasqyre 246 m2 ne sfond sic thote Inva per here te pare i ka dhene mundesine qe njekohesisht me spektatoret te shikoje edhe interpretimin e saj duke krijuar nje kontakt me te afert me publikun. Por Inva Mula flet me admirim edhe per nivelin e larte te interpretimit te korit te Teatrit te Operes kineze per ekzekutimin perfekt te orkestres dhe dirigjentin e saj bashkepunimi me te cilet beri te mundur triumfin e padiskutueshem si protagoniste kryesore ne kete eveniment te rralle artistik. Ne fund te dy shfaqjeve sopranoja jone eshte duartrokitur gjate nga publiku jo vetem per vokalin e shkelqyer por edhe interpretimin dramatik dhe plot ndjenje te Violetes.
Media kineze e ka vleresuar si surprizen me te madhe dhe me te bukur pjesemarrjen e sopranos shqiptare ne rolin e Violetes ne operen Tranviata dhe eshte ndalur gjate ne karrieren e saj artistike duke theksuar faktin se Inva Mula ka lindur dhe eshte formuar si artiste ne Shqiperi ne nje familje artistesh ndersa sot ne gati 30 vjet te jetes artistike ajo ka arritur majat me te larta te operes boterore duke interpretuar perkrah artisteve me te medhenj ne skenat me te famshme te botes. Por artistja shqiptare gjate diteve te qendrimit ne Pekin ka treguar edhe per ndjenjat e miqesise qe ushqen per popullin kinez aq sa gjate nje konference shtypi i ka habitur gazetaret e pranishem kur ka filluar te kendoje nje kenge kineze te viteve 60 te cilen e kishte mesuar nga babai i saj Avni Mula. Per me teper ajo tregoi se sot ka nje mik kinez babai i te cilit gjithashtu dikur kishte qene mik me babane e saj dhe qe ajo e mesoi rastesisht nga nje fotografi qe i tregoi miku i saj kinez. Nje miqesi qe sic u tha Inva gazetareve ka vazhduar nga njeri brez tek tjetri. Kjo eshte hera e trete qe artistja shqiptare Inva Mula vjen ne Pekin dhe performon per publikun kinez. Per here te pare ne vitin 2003 ka marre pjese ne nje festival nderkombetar te muzikes dhe nje vit me vone po ne nje tjeter festival ka qene protagoniste kryesore ne operen Romeo dhe Zhuljeta me rolin e Zhuljetes. Inva Mula ka vendosur tashme nje bashkepunim konstant me institucionet artistike ne Kine duke prezantuar tek artdashesit kineze jo vetem nje artiste shqiptare te permasave nderkombetare por edhe duke ringjallur traditen e shkembimeve artistike mes dy vendeve.
Pergatiti Iljaz Spahiu
Pekin me 20 shkurt 2011