E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti sekret i vitit 85 Si perfundonin librat e Enverit ne kasaforten e Stas-it

/ /

Ne shume raste librat e Enverit qe vinin nga  Shqiperia konfirmon nje dokument zyrtar perfundonin ne duart e Stasi-t. Fakti i zbuluar se fundi i referohet viteve 80 ku Ambasada Shqiptare ne Gjermani intensifikonte perpjekjet per shperndarjen e materialeve propagandistike drejt Perendimit dhe mbledhjen e informacioneve ne rruge jo zyrtare. Raportet e njesive te Stas-it te destinuara per Shqiperine konfirmojne se eshte mbajtur ne vezhgim permanent aktiviteti jo-diplomatik i personelit te Ambasades Shqiptare ne RDGJ dhe per cdo rast te dyshuar eshte vene ne dijeni Ministria e Sigurimit te Shtetit. Sakaq te dhenat nga Tirana te siguruara ne rruge agjenturore sqaroje per sherbimet inteligjente gjermano-lindore nje mori dilemash per situaten pas vdekjes se diktatorit komunist dhe rolin e te vese se tij ne vendimmarrjen politike per qasjen e Tiranes ndaj levizjeve liberale ne Europen Lindore dhe vetembylljen e Shqiperise me moton e Ramiz Alise Ne nuk jemi as Lindje as Perendim. Interesante jane vezhgimet e Stas-it per krizen ekonomike dhe fenomenin e tullonit per shporten e ushqimeve   per disiplinen e dobet ndaj punes dhe spiunimin reciprok te shqiptareve per njeri-tjetrin  

Debim nese afroheshe me grate shqiptare
Pas prishjes se marredhenieve me Bashkimin Sovjetik Sigurimi Shqiptar vendosi nen vezhgim te rrepte te gjithe te huajt. Afrimi me grate shqiptare nuk i lejohej asnjerit. Me 17 shkurt 1969 kapiteni Kulka i shkruan sektorit kryesor te Ministrise se Sigurimit. Nga nje udhetim ne Shqiperi vihet re se Qe prej ndodhive ne Bashkimin Sovjetik me 21.8.1968 ka filluar nje kontroll jashtezakonisht i madh i te huajve. Keshtu nga organet shqiptare vezhgohet me vemendje kur dilet dhe kur hyhet ne hotel ku shkohet dhe sa gjate qendrohet diku. Edhe kur perdoren makinat ato ndiqen vazhdimisht nga nje makine shqiptare ne te cilen ndodhen tre persona. Nje dokument tjeter ka lidhje me nje raport qe nje punonjes nga nje Kombinat i Drezdenit ka dhene pasi eshte kthyer nga Shqiperia ku ka ndihmuar ne ngritjen e nje fabrike. Raporti ka te beje me vezhgime qe nuk kane lidhje me punen per te cilen personi ka qene i angazhuar ne Shqiperi. Ai tregon se Gjate gjithe kohes se qendrimit ka qene i shoqeruar nga nje kujdestar si ne kohen e punes ashtu edhe gjate kohes se lire. Dhoma ngjitur ne hotel nuk ka qene e zene asnje nga ditet. Aty duhet te kete pasur ndonje aparat pergjimi. Gjate bisedes me partnerin shqiptar u konfrontova me fakte te cilat i kam folur vetem ne dhome personalisht me shoqeruesin nga RDGJ DDR. Nga pala shqiptare jane marre dokumente te projektit te eksperteve kineze. Dhe me tej ai shkruan se gjate qendrimit te tij jane bere vazhdimisht perpjekje per ta komprometuar. Nder te tjera nje grua i eshte afruar ne kantierin e ndertimit ne nje menyre qe nuk mund te keqkuptohej. Pasi u refuzua me force ajo nuk eshte shfaqur me ne kantier. Me tutje Nga montatoret rumune mesova se njeri prej tyre duhej te largohej brenda 24 oreve nga Shqiperia per shkak te kontakteve me grate shqiptare.  Dokumenti tjeter eshte i dates 2 maj 1976. Ai permban raportin mujor per ngarkim-shkarkimin e anijes Elmela. Raporti thote se nuk ka pasur probleme shume te medha. Ne pjesen e raportit qe lidhet me situaten financiare ka nje mosperputhje shifrash. Une kisha porositur 100 litra karburant per muajin prill dhe i mora ato ne forme tollonash. Prej tyre mu lejua te marr 35 litra. Por ne llogarine mujore jane shkruar 65 litra. Pastaj raporti flet per bashkepunimin me partneret shqiptare. Dua te ve ne dukje se javet e fundit kam qene nen nje vezhgim shume te madh te pikave te caktuara shqiptare. Ky vezhgim i madh fillon qe nga shtepia dhe perfshin te gjithe veprimtarite e mia shetitjet udhetimet ne Durres blerjet ne qytet vajtjen ne kinema etj. Edhe veprimtaria ime ne port vezhgohet. Une i kam raportuar drejtuesit tone per keto. Te gjithe kolegeve shqiptare u kane rene ne sy vezhgimet e tilla dhe bashkepunimi yne eshte vetem zyrtar. Bisedat kane vetem karakter pune. Ndodh ndonjehere qe gjithe diten nuk kembejme asnje fjale me punonjesit e portit cka mund te argumentohet me friken e madhe qe kane punetoret.

Librat e Enverit ne sirtaret e Stasi-t
Ambasada Shqiptare ne RDGJ eshte marre ne vitet 80 me shperndarjen e materialeve propagandistike ne Gjermani. Ne shume raste materialet qe vinin nga Shqiperia perfundonin ne duart e Stasi-t. Diplomatet shqiptare jane marre edhe me mbledhjen e informacioneve ne rruge jozyrtare. Kete e tregon nje dokument qe gjendet sot ne arkivat e Stasi-t. Dokumenti nr. 22854 i shkruar nga kapiteni Becker mbi ato cka i ka treguar bashkepunetori Runge bashkepunetor jozyrtar per perpunimin e personave te dyshuar si armiq mban daten 6 shkurt 1985. Ai tregon se Runge ka raportuar se ambasadori shqiptar ne RDGJ ka treguar interes te madh per marrjen e informacioneve mbi aktivitetet e anetareve te Byrose Politike te SED Unionit Socialist Gjerman- Partia ne pushtet te cilat nuk publikohen ne shtyp. Po ashtu ai ka kerkuar informacione qe perdoren nga rrethet e miqve. Burimit i eshte kerkuar po ashtu te perpunoje informata per rolin dhe pozicionimin e kishes ne RDGJ dhe per temen Kisha si mbulese per grupe te ndryshme opozitare. Keto informacione ai duhet tia dorezoje ambasadorit shqiptar deri ne shkurt te 1985-es. Nje dokument tjeter eshte shkruar po ashtu nga kapiteni Becker por ai permban informata te dhena nga bashkepunetori Pit. Ne te thuhet se nga nje burim i besueshem u mesua se gjate nje bisede me nje diplomat shqiptar ne Ambasaden e RPSSH ne RDGJ eshte treguar interesim per keto informacione Si punon SED fare detyrash kryejne drejtuesit e tij ne rrethe fare pengesash shfaqen ne ndermarrje dhe si ndikon partia per menjanimin e tyre fare roli luajne partite e bllokut a kane ata komitete neper ndermarrje Me tej jane bere pyetje per marredheniet midis RDGJ dhe RFGJ. Qe Stas-i ka mbajtur shume mire evidenca per aktivitetet jo-diplomatike te diplomateve shqiptare ne RDGJ e tregon edhe nje dokument tjeter i dates 30 tetor 1980. Ai ben fjale per shperndarjen e materialeve propagandistike. Ne daten 25 tetor drejtuesi i Ambasades Shqiptare ne RDGJ i shoqeruar nga shoferi dhe gruaja e tij kane vizituar nje nga bashkepunetoret tane ne shtepine e tij. Personi i ambasades i ka dhene bashkepunetorit tone vepren me te fundit te Enver Hoxhes Hrushovianet kujtime botuar ne shtepine botuese 8 nentori Tirane 1980 per ta studiuar vete dhe per ta shperndare mes qytetareve te RDGJ dhe Bashkimit Sovjetik si dhe pjesetareve te ushtrise sovjetike ne zonen e Kotbusit. Keshtu ai ka marre 17 ekzemplare ne gjuhen gjermane dhe 15 ekzemplare ne gjuhen ruse. Njekohesisht ka marre revisten Shqiperia e re ne gjuhen ruse dhe gjermane. Punonjesi i ambasades ka paralajmeruar se do te sjelle ekzemplare te tjere te Hrushoviane-ve ne gjuhen franceze dhe ate spanjolle. Diplomati u vu ne dijeni nga punonjesi yne se anetaret e KPD-Partise Komuniste Gjermane kane nxjerre nje urdherese qe te kufizojne vizitat ne Ambasaden e RPSSH per te shmangur renien ne sy te organeve te Stas-it.  Dokumenti shoqerohet nga nje tjeter qe tregon per masat e marra menjehere Bashkepunetorit tone i merren materialet e dhena operohet fshehtas qe te menjanohet shperndarja e revistave behet vleresimi analitik i librit Hrushovianet dhe dorezohen informacionet menjehere te ministri i Sigurimit.

Spiunimi reciprok
te Policia Sekrete 
Ne nje nga dokumentet e Stas-it shkruhet se nder shqiptare spiunimi reciprok eshte shume prezent dhe vullnetar nderkaq patriotizmi dhe besimi tek partia jane siperfaqesore. Nga seria fare permbajne arkivat e RDGJ DDR mbi Shqiperine sjellim disa vezhgime te Stasit mbi gjendjen politike dhe ekonomike te RPSSH ne vitin 1988. Per keto vezhgime bazohemi ne nje nga dokumentet e Sektorit te II te Stasit i dates 10 nentor 1988. Ai eshte nje raport i dhene nga burime te besueshme te njesive te sherbimit te Stasi-t. Ne te shkruhet Furnizimi i popullsise me ushqimet dhe mallrat baze te jetes eshte ne gjendje shume te veshtire. Ushqimet shiten vetem me tollona. Si problem kryesor shfaqet furnizimi i popullsise me mish dhe produkte mishi. Ne kete periudhe pra viti 1988 RDGJ kishte vendosur te intensifikonte marredheniet me RPSSH. Nga Bashkimi Sovjetik dhe vende te tjera te bllokut socialist vinin zera dhe levizje liberale. Honecker dhe Mielke kerkonin te forconin radhet midis komunisteve dogmatike. Nder ta benin pjese edhe ata nga Shqiperia. Shqiperia nga ana e saj ishte ne gjendje te veshtire ekonomike dhe kerkonte majtas e djathtas partnere qe do e ndihmonin duke i dhene buke por qe nuk do i kerkonin te shkelte parimet. RDGJ ishte vete ne gjendje te veshtire ekonomike por planifikonte te bashkepunonte me Shqiperine ne sektoret e turizmit transportit ujor kultures e arsimit. Ndaj kishte disa vite qe RDGJ ndiqte me vemendje cfare ndodhte ne RPSSH sic duket edhe nga ky raport Kjo situate e veshtire ekonomike con ne nje mase te madhe pakenaqesie te popullsise dhe ka pasoja negative ne prodhim perkatesisht ne disiplinen e punes. Nga burimet tona vleresohet se disiplina e keqe ne pune e shqiptareve lidhet me mentalitetin e tyre. Kushtet e keqija te jetes te popullsise shkruhet ne raportin me numer 4270/88 nuk kane cuar deri tani ne konflikte te brendshme politike. Burimet bejne te njohur se Ne popullsi sundon frike e madhe nga organet e Sigurimit ne rastet e shprehjeve negative per gjendjen. Dy vezhgimet e meposhtme te cituara ne kete dokument jane po ashtu shume te vecanta. Spiunimi reciprok tek organet e Sigurimit eshte shume prezent dhe nga biseda me qytetare shqiptare burimi yne nxjerr perfundimin se patriotizmi teatral dhe besimi i madh i shqiptareve tek drejtesia e udheheqjes jane per shumicen vetem siperfaqesore e te detyruara prej frikes nga reprezaljet e sigurimit. Me tej raportuesit vleresojne se kushtet e jetes ne Shqiperi jane keqesuar qe prej vdekjes se Hoxhes. Ne mes te personave qe kane lidhje me te vene e Hoxhes diskutohet nese Ramiz Alia ka kompetenca per te marre vendime. Vendimet me te rendesishme duhet te sanksionohen nga e veja e Enver Hoxhes e cila perpiqet qe te vazhdoje kursin e tij. Raporte te tilla megjithese mbase me vend nuk do u hynin ne pune per nje kohe te gjate as punonjesve te Stasit as udheheqjes politike te RDGJ-se. Disa muaj pas shkrimit te raportit mbi gjendjen ekonomike dhe politike te RPSSH ne muajin maj Hungaria hap kufirin me Austrine dhe qindra qytetare te DDR RDGJ largohen drejt perendimit duke i dhene sistemit nje krisje nga e cila ai nuk e mori veten deri sa u permbys.

Vlerat e turizmit ne Shqiperi
Vizita e ministrit te Jashtem te RDGJ Oskar Fisher ne Shqiperi perbente kthese ne marredheniet bilaterale qe sic shkruhet ne dokumente kane pasur ulje dhe ngritje. Propozimet e nje grupi gjermano-lindoresh qe kishin vizituar Shqiperine ne bashkepunim me Albturizem verejne se RPSSH ka kapacitet te vogel ne hotele dhe gastronomi. Prandaj vitin e pare 1989 parashihet dergimi i 180 turisteve atje nje vit me pas i 900 turisteve ne grupe deri 20 vete qe do te qendronin ne Shqiperi 10 deri 14 dite. Turistet nga Gjermania do i organizonte Zyra Shteterore e Udhetimeve si dhe turizmi rinor. Turizmi me RPSSh zhvillohet sipas rregullave me te cilat RDGJ zhvillon turizem me vendet jo socialiste thuhet ne dokumente. Qeveria shqiptare kishte refuzuar  kategorikisht ngritjen e turizmit masiv. 20 mije turiste te huaj vizitonin ne ate kohe Shqiperine kryesisht nga vendet kapitaliste shkruajne dokumentet. Te ndaluar te hynin ne Shqiperi e kishin amerikanet koreano-jugoret turistet  nga Izraeli Afrika e Jugut Bashkimi Sovjetik. Funksionaret e larte te RDGJ i kane marre seriozisht planet per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi dhe kjo duket ne vajtje-ardhjen e shpeshte te dokumenteve midis Sekretariatit te Komitetit Qendror Ministrise se Transporteve Ministrise se Brendshme. Propozimet per zhvillimin e turizmit gjermano-lindor ne Shqiperi parashohin fillimin menjehere qe ne tremujorin e katert te vitit 1989. Dergimi i turisteve shqiptare ne vende te tjera nuk parashikohet prandaj perjashtohet mundesia e kembimeve reciproke financiare. Ne interes te ketij bashkepunimi parashihet permiresimi i fluturimeve ajrore Berlin- Tirane me Interflugun. Per zhvillimin e turizmit me RPSSH RDGJ ve ne dispozicion menjehere 15 milione marka. Planet turistike tregojne se planet po thureshin te perjetshme megjithese bota ishte ne levizje te medha dhe ne eufori te madhe sic citohet nga dokumentat te kete thene Ramiz Alia ne biseden me ministrin e Jashtem. Koha ishte me shume veshtiresi ekonomike per Shqiperine. Prej disa vitesh komunistet shqiptare kerkonin partnere ekonomike ne disa vende. Me forcat e veta kishte kohe qe nuk funksiononte. Me ftohjen e marredhenieve me Kinen kishte pasur perpjekje afrimi me Italine 1984 Gjermanine Perendimore Genscher kishte vizituar po ate vit Shqiperine Hungarine 1987. Te gjitha keto sipas dokumentave te ketushme. Keto jane mbase kuriozitete historike por mund te jene edhe studime vleren e te cilave mund ta shfrytezojne institucionet. Nga Shqiperia kurrkush nuk ka treguar interes per te hedhur nje sy ne arkivin e ish-Republikes Demokratike Gjermane.

AIDA CAMAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›