Artet pamore tentative per te ndalur kohen
Per te dale kunder ketij ligji te pathyeshem artistet pjesemarres te konkursit te pervitshem per mimin e Artit Bashkekohor per Artet Pamore mundesuar nga AMC dhe Qyteti i Arteve-Akademia e Arteve kane vendosur te luajne me konceptin kohe. Edicioni i ketij viti i organizuar serish prane galerise se Fakultetit te Arteve Pamore - FAP eshte titulluar Tik-Tak dhe ofron nje paraqitje vizuale te raportit qe individi ka me kohen. Sipas kuratorit Ardian Isufi te gjitha punet pjesemarrese ne kete edicion shprehin filozofine e harmonise se kohes ne hapesiren e perditshme te individit. Teksa te grish kureshtjen duke treguar per ate semundjen misterioze spleen qe mberthen peshkataret ne udhetimet e tyre te gjata ku koncepti kohe e humb gjithe peshen e vet Isufi thote se edhe artistet e kesaj ekspozite me duken te dehur nga kjo semundje misterioze dhe jo nga peizazhi rrethor i peshkatarit por nga zhurma inkandeshente e makines nga ritmi psikodelik i Hi-Tec Store dyqane te teknologjise se larte nga britma mediatike Ju jeni fitues i i kujt... Ne kete marramendje spektakolare te detit urban nuk ka me rendesi i humburi apo fituesi dhe paradoksalisht te duken ne nje rendesi ka infiniti ne mendjen e njeriut qe godet fuqishem si vetetime e ankth shoqeror vazhdimisht nje deshire te zaptuarit te kohes qe cka shume sdo te mund. Ne edicionin e ketij viti marrin pjese 9 artiste te rinj te diplomuar prane Akademise dhe vetem nje student. Ata jane Bledar Bitri Ernard Dyli Eriet Mucollari Hysen Vogli Lindar Muca Marta Zadrima Marvina ela Mirel Balla Pranvera Nuredini. donjera prej puneve te ekspozuara ne FAP eshte nje histori personale. donjeri prej artisteve ka sjelle konceptin qe ka ai per kohen duke iu referuar vetes familjes apo edhe ndonje fenomeni qe ndeshet rendom ne nje shoqeri tranzicioni. Sapo hyn ne galeri te godet pamja e nje biciklete qe qendron e varur ne tavan. Objekti te sjell menjehere ndermend levizjen por autori ka vendosur ta thyeje kete imazh. Ngjitur me te qendron nje monitor i vogel ku eshte regjistruar levizja qe ai ben me biciklete perdite nga shtepia ne pune. do dite i njejti itinerar aq sa te duket se cdo dite je duke jetuar te njejten dite. E duke kaluar nga njera pune ne tjetren ne nje fare menyre fillon te ndryshosh edhe konceptin e kohes sepse paska njerez qe kane pushtetin ti rrotullojne akrepat e saj sipas interesit te tyre. E tille eshte puna e Bledar Bitrit i cili ka vendosur ne mur tri kollare te cilat si te ishin akrepa ore bejne levizje rrethore rreth nyjes por jo detyrimisht ne kahun orar. shte kahu i levizjes se pushtetit qe gjithcka mund ta levize sipas deshires se vet qofte edhe duke shkelur te ardhmen e te tjereve. Hysen Vogli ofron nje ansambel portretesh. shte familja e tij e pikturuar ne menyre naive nga vete ata. Nga babai deri tek nipi permasat e portreteve zvogelohen ashtu si edhe rrudhat ne imazhin e anetarit te familjes. Neser ai nipi i vogel nuk do te jete me i vogel por ne portret koha ka ndalur per te ashtu si edhe per pjesetaret e tjere te familjes. Marvina ela ne nje dhome te mbushur me kufje jep tinguj te ndryshem qe ofron vrapi i kohes nje here si nje tik-tak ore nje here si nje vorbull si nje zhaurime deti... Nje tjeter ndalet tek nje album fotografish zgjedh nje foto nga femijeria. Ndoshta per publikun eshte thjesht nje imazh nga femijeria por per autorin ajo foto i sjell ndermend shume kujtime dhe per te eshte si te kthehet pas ne kohe. Nje tjeter pune me permasa te medha te pret ne sallen perbri. shte nje nga ata kubat shumengjyresh me te cilet mund te kalosh ore te tera pa mundur te krijosh faqet nje ngjyreshe. Keshtu u shkon edhe jeta shume njerezve ne perpjekje per te kapur perfektin. Ne shumicen e hereve duhet te lodhen shume ose edhe te mos munden dot ta gjejne deri ne fund. Ne katin e dyte pak vecuar nga pjesa tjeter e ekspozites te pret nje nga ato objektet qe kur i shohin supersticiozet bejne kryqin prekin ndonje send metalik apo ndonje rit tjeter per ta shtyre sa me shume larg vetes. shte nje arkivol mbi te cilin eshte vene nje monitor i vogel ku shfaqet biseda me nje punonjese te nje agjencie funerale. Ndryshe nga te tjeret ajo nuk ndjen asnje lloj frike ndaj ketyre objekteve qe te kujtojne vdekjen castin qe njerezit deshirojne ta shtyjne sa me shume ne kohe. Zyra ku ajo kalon pjesen me te madhe te dites eshte e mbushur me arkemorte te drunjte dhe nuk perbejne asgje me shume se objekte te zakonshme qe na qarkojne ne te perditshmen tone.
mimet e artit bashkekohor
Hysen Vogli me kolazhin e portreteve familjare eshte fituesi i edicionit te radhes se mimit te Artit Bashkekohor AMC per Artet Pamore. Dje ne oren 18.00 ne Galerine FAP u zhvillua ceremonia e ndarjes se cmimeve te konkursit te pervitshem i cili kesaj here vjen me titullin Tik-Tak. Krahas cmimit te pare u ndane edhe dy cmime te dyta te cilet u merituan nga artistet Bledar Bitri me instalacionin kinetik te kollareve dhe Marvina ela me perkthimin sonor te kohes dhoma e mbushur me kufje. Ky edicion u kurua nga artisti Ardian Isufi dhe koordinatoret Endri Dani Marta Zadrima. Ekspozita e cila eshte pjese e Qytetit te Artit nje projekti te madh artistik qe po zhvillohet nga Akademia e Arteve do te qendroje e hapur deri ne daten 26 shkurt.
ALMA MILE