Vegjetarianët, zemra OK, por rritet rreziku për anemi
TIRANE - Ndonëse në vendin tonë nuk ka shifra të sakta për numrin e vegjetarianëve apo thënë ndryshe personave që nuk konsumojnë mish, mendohet se numri i tyre është në rritje, ndërkohë që njohuritë janë tepër të pakta. Shqetësimi ngrihet nga shefi i Departamentit të Mjedisit dhe Shëndetit pranë Institutit të Shëndetit Publik, Arben Luzati. Në këtë intervistë, dhënë për "Gazeta Shqiptare", Luzati rendit një sërë efektesh pozitive dhe negative që mund të sjellë të qenit vegjetarian në shëndet.
Z.Luzati, çfarë është vegjetarianizmi?
Me vegjetarianizëm kuptojmë heqjen dorë në mënyrë vullnetare të njerëzve për të ngrënë mish, si për qëllime shëndetësore ashtu dhe për arsye të tjera. Mjaft njerëzve, sidomos atyre me sëmundje kronike, për shembull atyre me sëmundje të zemrës, diabet, kancer, etj, ju rekomandohet të përdorin dietën vegjetariane menjëherë, por nutricionistët nga ana tjetër rekomandojnë në përgjithësi që njerëzit të fillojnë të aplikojnë dietën vegjetariane në mënyrë graduale.
A ka të dhëna për numrin e vegjetarianëve në vendin tonë?
Në vendin tonë, përsa i përket këtij fenomeni jo të rrallë në botë mungon si kultura, ashtu dhe informacioni për këtë kategori njerëzish që jetojnë me "jeshilleqe". Gjithashtu, këtu te ne nuk ka restorante që të përfshijnë në meny-në e tyre dieta për vegjetarianët.
Çfarë përfshin një dietë vegjetariane?
Dietat vegjetariane karakterizohen nga një konsum më i madh i perimeve, bishtajoreve, arrave apo frutave. Po kështu një gamë e gjerë produktesh janë aktualisht në dispozicion për të mbështetur vegjetarianët në zgjedhjet e tyre ushqimore, të cilat mund të përdoren njëkohësisht në mënyrë të sigurt edhe nga jo-vegjetarianët. Disa shembuj janë qumështet me origjine jo shtazore, ushqime të fortifikuara të tilla si drithëra, lëngje, buke si dhe suplemente të tjera. Ushqime të gatshme për vegjetarianët janë në dispozicion dhe shumë prodhues etiketojnë produktet e tyre vullnetarisht si të përshtatshme për vegjetarianët ose jo.
Cilat janë favoret e të qenit vegjetarian, për shëndetin?
Vegjetarianët kanë një probabilitet më të ulët për t'u prekur nga sëmundje si: atheroskleroza, hipertensioni, sëmundjet e zemrës, diabeti , ulçëra, gurët në veshka, alkoolizmi, kanceri i zorrëve, kanceri i mushkërive, etj. Përfitimet kardiovaskulare të konsumit të ulët të mishit mund të jenë shkak i përmirësimit të profilit lipidik të gjakut dhe të mbajtjes në nivele të ulëta të presionit të gjakut, që shihet zakonisht te vegjetarianët. Gjithashtu, vegjetarianët kanë një risk më të ulët të zhvillimit të diabetit tip 2 sesa mishngrënësit. Kjo është pjesërisht për shkak të peshës trupore më të ulët te vegjetarianët, por edhe të riskut shtesë të lidhur me ngrënien e mishit të përpunuar (p.sh., proshutë, pastërma, sallam). Po ashtu, dieta e pasur me drithëra, arra dhe bishtajore mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe të përmirësojë nivelin e sheqerit në gjak tek ata që janë prekur tashmë.
Po disa nga disavantazhet?
Ndër disavantazhet më madhore të kësaj diete që duhet theksuar është fakti se depot e hekurit priren të jenë më të ulëta te vegjetarianët sepse forma më e absorbueshme e hekurit, gjendet vetëm në shpendë, mish dhe peshk.
Cilët janë grupet më të rrezikuar?
Anemia për shkak të mangësive të zgjatura të hekurit nuk është më shumë e shprehur në vegjetariane sesa jo-vegjetarian, por grupet më në risk janë fëmijët dhe gratë para menopauzës. Vegjetarianët mund të kenë marrje të ulët të kalciumit, i cili kur kombinohet me marrjen e ulët të proteinave dhe vitaminës D, mund të ndikojë negativisht në shëndetin e kockave. Një tjetër element ushqyes, që vegjetarianët duhet të kenë parasysh është vitamina B12, pasi ajo gjendet vetëm në ushqime me origjinë shtazore. Mungesa e vitaminës B12 gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dëme të parikthyeshme neurologjike të fetusit. Për më tepër, ajo është e lidhur me nivel të lartë ne gjak të homocisteinës, një faktor i njohur risku për sëmundje kardiovaskulare.
Një këshillë, për të gjithë vegjetarianët dhe për ata që dëshirojnë të shndërrohen në të tillë?
Për personat që dëshirojnë t'i reduktojnë ose të mos konsumojnë fare produkte me origjinë shtazore është i nevojshëm planifikimi i kujdesshëm i ushqimit për të mos rrezikuar mungesën e elementëve ushqyes të domosdoshëm.
Cilët janë këta elementë?
Elementet më kritike në këtë drejtim janë vitamina B12, vitaminë D, kalcium, hekur, zink dhe acidi omega-3, acide yndyrore etj. Nëse zbatohet mirë, dieta vegjetariane mund të jetë një alternativë e mundshme, por marrja e frutave dhe veçanërisht perimeve mbetet një qëllim i rëndësishëm si për vegjetarianët ashtu edhe si për personat që konsumojnë mish.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)